“Me datën 02.09.2016 rreth orës 01:30 gjatë regjistrimit në dalje të Shtetasit të RKS-së me iniciale F. F. i lindur më (1981) në Lipjan, i njëjti ka rezultuar pozitiv në listën e ndalimit që nga data 02.11.2015, respektivisht sipas rastit të regjistruar ka qenë në kërkim nga hetuesia që nga ajo kohë dhe sipas procedurave ligjore ai i është dorëzuar njësisë përkatëse të hetimeve rajonale në Prishtinë për procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në komunikatë.
Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar Policinë e Kosovës se arrestimi i aktivistit të tyre është bërë pa urdhërarrest.






















