Por bazuar në disa fotografi që i ka dërguar një lexues i lajmi.net nga Istogu, atëherë rezulton se para se të shohin të tjerët, policia është mirë t’i rregullojnë veturat e veta në përputhje me ligjin, qoftë atë të ri apo edhe atë të vjetrin.
Kjo për arsyen e thjeshtë se asnjëri prej ligjeve nuk parashikon që automjeti lejohet të dalë në komunikacion pa asnjë dritë sinjalizuese të pasme.
Sidoqoftë, në rrugën Gurakoc-Istog, ashtu siç shihet në fotografi, vetura e policisë sonte rreth orës 19:00 qarkullon pa dritat e pasme. Vetura mban targat ‘Police-022-03”
Për më tepër, policia është pjesëmarrëse në trafik me veturën në këtë gjendje edhe në një natë me shi sikurse kjo sonte.
























