Ndërkaq në reagimin e KMDLNj-së, është vlerësuar se intervenimi i policisë ka mundur të evitohet dhe se përdorimi i forcës së tepruar nga ana e Policisë sikur edhe nga ana e banorëve ka qenë e panevojshme.
Lidhur më këtë konstatim të KMDLNj-së, polica ka thënë se kjo deklaratë është jo profesionale dhe e pa definuar qartë, transmeton lajmi.net.
“Lidhur me reagimin e (KMDLNJ-së) Këshillit për mbrojtje të të drejtave dhe lirive njerëzore, ku ndër të tjera në mënyrë jo të duhur thuhet : “përdorimi i forcës së tepruar nga ana e Policisë së Kosovës dhe nga ana e banorëve ka qenë e panevojshme” paraqet një deklaratë jo profesionale dhe të pa definuar qartë”.
“Policia e Kosovës të gjitha veprimet e saj i ndërmerr duke u bazuar në ligje të aplikueshme dhe sipas procedurave standarde të operimit, gjithnjë duke pas parasysh të drejtat njerëzore, dhe ri-konfirmojmë se: Policia në asnjë rast nuk ka përdor forcë të tepruar, por të gjitha veprimet për garantimin e sigurisë së përgjithshme dhe garantimin e sigurisë së zyrtarëve kompetent për realizimin e vendimeve të autoriteteve kanë qenë të domosdoshme dhe proporcionale për të arritur objektivat ligjore”, thuhet në komunikatë.
Tutje policia thotë se është institucion i zbatimit të ligjit, dhe njëkohësisht ka obligim ligjor dhe është detyrim i saj zbatimi e vendimeve të autoriteteve kompetente të drejtësisë, megjithatë ju garantojmë se në çdo veprim operacional policor jemi të perkushtuar të shfaqim profesionalizëm dhe respektim të të drejtave të garantuara njerëzore.






















