Operacioni policor është realizuar edhe në bashkëpunim me Njësinë për Reagim të Shpejtë, me ç’rast Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar se po kryenin veprat penale ‘blerje, posedim, shitje ose shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge nga neni-273’, dhe ‘mbajtje në pronësi , kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374’.
Të dyshuarit e arrestuar në këtë rast janë:A. P, lindur me 1996, si dhe S. L. lindur me 1996
Me urdhëresë të Gjykatës Themelore është bërë bastisja e të dyshuarve, ku në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: dy armë automatike AK47 , 4 karikatorë të automatikut AK47, 86 copë fishekë, një revole 7.62 mm –M57 me dy karikatorë dhe 19 fishekë, substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 448.9 gramë, 3 telefona celularë
Me aktvendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në qendrën e mbajtjes per procedura të mëtejme.






















