Ai ka kërkuar nga prindërit të kenë kujdes për fëmijët e tyre derisa ka thënë se vetëdija e qytetarëve për kujdes duhet të rritet për të parandaluar një aksident trafiku apo sulmi terrorist.
“Vetëdija e qytetarit ngritet me kujdes,arsimim, edukim,bashkëpunim,komunikim,besim,me qëllim të parandalohet e keqja qoftë të një aksidenti trafiku apo edhe akti terrorist! Diçka që po ndodhë sot në Belgjikë, Francë,Gjermani, Turqi,mund të ndodhë nesër edhe ne Kosovë! Prandaj qytetari i Republikës së Kosovës duhet të zgjohet dhe të sjellet si të gjithë qytetaren në Izrael,në Angli apo ne shtetet tjera funksionale…”, ka shkruar Gërguri, në profilin e tij në FB.























