Ndërsa, sa i përket faktit përse karroatreci i policisë nuk mund ta merrte, uniformat blu të kryeqytetit thonë nuk ishte e mundur zhvendosja e automjetit për shkak se është shumë e ulët.
Policia e Tiranës u bën thirrje mediave që të bashkëpunojnë për raste të tilla të shkeljes së ligjit, qoftë edhe për parkime të gabuara.
Njoftimi i Policisë së Tiranës:
Policia Rrugore e Tiranës ka ndëshkuar me gjobë mjetin tip “Ferrari”, me targa të huaja, që kishte parkuar një ditë më parë në vend ndalim-qëndrimi.
Shërbimet policore konstatuan dhe ndëshkuan mjetin sot në orët e pasdites. Në bazë të legjislacionit mjeti u gjobit maksimalisht për parkim të gabuar, me 3 mijë lekë.
Policia Rrugore sqaron opinion, nisur nga publikimet në disa media online, se mjeti nuk u ndëshkua me gjobë një ditë më parë, pasi nuk u konstatua drejtuesi i tij dhe në kushtet kur mjeti është me targa të huaja, nuk vendoset gjobë në mungesë.
Policia ka thirrur shërbimet e karoatrecit për të dërguar mjetin në pikën e bllokimit, por për shkak të specifikave teknike të makinës (ishte shumë e ulët) nuk u realizua zhvendosja e saj.
Policia Rrugore thekson dhe garanton se pavarësisht disa komenteve në mediat online, çdo shkelje është e ndëshkueshme me forcën e ligjit.
Ndaj i ftojmë mediat që të punojmë bashkë për një Shqipëri më të sigurt!























