Në rastin e parë, është realizuar një urdhër kontroll i një shtëpie, me ç’ rast është konfiskuar një ’pushkë automatike’.
Ndërsa në rastin e dytë mbi bazën e një informacioni për posedim të armës, është identifikuar dhe ndaluar një veturë, ku gjatë kontrollit është gjete dhe konfiskuar një armë e llojit ’pistoletë’, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë.
“Dy të dyshuarit pas procedurave intervistuese janë liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia.
Rasti po hetohet për vepër penale ‘‘mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armës’.






















