Sipas një komunikate të Drejtorisë Rajonlae të Ferizajt, me këtë rast të dyshuarit A.I. 19 vjeç,F.B. 18 vjeç,G.S.19 vjeç dhe M.S. 21 vjeç në bashkëveprim kanë hyrë me forcë në zyrat e shkollave të cekura më lart dhe kanë vjedhur tre laptopë, tre projektorë dhe një skaner me pajisjet përcjellëse.
Gjësendet e vjedhura janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale.
Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë.