Gazeta “Lajm” në Maqedoni ka njoftuar se një reporter praktikant i saj i dërguar për të mbuluar protestat është arrestuar sot nga policia maqedonase në Shkup.
“Ai na ka njoftuar përmes telefonit se gjendet në furgon të policisë dhe se janë duke e dërguar në ndonjërin prej stacioneve policore, por nuk ka arritur të na tregojë rrethanat dhe shkaqet për të cilat është arrestuar”, shkruan gazeta.
Besim Ibrahimi është arrestuar në orën 15:20 duke iu shtuar numrit të dhjetra shqiptarëve të arrestuar gjatë dhe pas protestave të këtyre dy ditëve kundër vendimit më të fundit të gjykatës maqedone për rastin “Monstra”. Shqiptarët besojnë se hetimi dhe gjyqi për vrasjen e të rinjve maqedonë ka qenë i manipuluar.
“Kemi provuar ta marrim prap në tel, por edhe pse telefoni është funksional nuk kemi marrë përgjigje”, shkruan gazeta “Lajm” duke i kërkuar MPB-së dhe institucioneve tjera kompetente që “të lirojnë urgjentisht kolegun tonë Ibrahimi, kurse nga SHGM-ja kërkonë që të reagojë sa më shpejtë lidhur me këtë rast”.
Maqedonia është kritikuar së fundi për një përkeqësim të dukshëm të lirisë dhe kushteve të medias në vend, një nga pengesat kryesore për integrimin euroatlantik të shtetit. (r.a.)
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















