“Këta persona kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e automjeteve . Gjithashtu këta pesona kanë mbajtur në dorë flamuj të shtetit Kosovës dhe Bashkimit Evropian , si dhe pankarta me mbishkrime ” Vuqiq na ler të qetë “, ” ta ndërtojmë Kosovën së bashku ” dhe pankarta me mbishkrimin‘ Ju i përkisni këtij vendi e jo Vuqiqi ’ etj”, ka njoftuar Policia.
Policia e Kosovës ka thënë se ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme gjatë protestimit dhe protesta ka kaluar pa problem, me ç’rast edhe rruga është liruar për qarkullim rreth orës 10:40.






















