“Informata që kemi është se ai ka rënë nga kati i gjashtë nga banesat në lagjen Mati 1 në rrugën ‘Enver Maloku’, por ende nuk dihen shkaqet”, ka deklaruar Ahmeti për lajmi.net
Ajo shtoi se personi me gjasë ka qenë duke punuar, por nuk dihet nëse e ka shtyrë dikush apo ka ndodhur aksidentalisht. Ahmeti ka pohuar se nuk ka ndonjë të dyshuar apo arrestuar për këtë rast.






















