Presidenti Bujar Nishani tha mbrëmë se prej një viti, në zyrën e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ka një dosje nga Shërbimi Informativ me emra konkretë të oficerëve të Policisë së Shtetit të lidhur me krimin.
“Për t’i kthyer besimin opozitës politike që qeveria ka mundësi për të goditur fort me vendimet institucionale dhe i takon. Së dyti, duke larguar nga Policia dhe Prokuroria të gjithë ata që janë të lidhur me krimin. Ka në zyrën e ministrit të Brendshëm një informacion të SHISH prej më shumë se një viti me emra konkretë të oficerëve të policisë të lidhur me veprimtari kriminale, informacion që fle në sirtarët e Ministrisë së Brendshme”, theksoi Nishani, në një intervistë në emisionin të “Të Pa Ekspozuarit”.
Ka reaguar sot Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në Facebook mbi këtë deklaratë të Nishanit. Tahiri shprehet me ironi se Nishani si ushtar i bindur i përgjigjet Berishës dhe në rresht pas SHQUP-it për gjithçka, ndërkohë që policia është në krye të detyrës si kurrë më parë.
“Aspak habi qe thirrjes se Berishes per mobilizim e armatosje popullore, iu pergjigj ushtari me i bindur.
Presidenti ditka dosjet qe kam une mbi tavoline. I pergjuari qe as tha e as denoncoi kush e pergjonte, ditka dosjet qe kam une mbi tavoline.
Ne 2 vjet, mbi 2.000 police ne procedim disiplinor e penal per korrupsion, shumicen prej tyre ish Ministri i Brendshem sot President, i mbante ne detyre.
Policia e Shtetit sot ne krye te detyres, si kurre me pare.
Policia, institucioni me i besuar nga qytetaret. Presidenti…ne rresht pas Shqupit.”,shkruan Tahiri.
















