Drejtuesit me te larte te policise se shtetit, thane ne polici se kishin bere hetime per kercenimin qe i kanosej deputetit Tom Doshi. Por pavaresisht verifikimeve te policise, asgje nuk ishte referuar ne prokurori. Nderkohe organi i akuzes mesohet se i dergoi flete-thirrjen ish kryeministrit Sali Berisha, per te deshmuar.
Haki Çako, zv/drejtori I përgjithshëm i policisë së shtetit u mor ne pyetje për rreth 1 orë e 30 minuta në prokurorin e krimeve të rënda, për dosjen e tentative se vrasjes së deputetit Tom Doshi dhe Mhill Fufi.
ABC News ka mësuar se zv/drejtori Çako është pyetur nga prokurorët Adnan Xholi dhe Blerim Tominaj. Çako mesohet te kete thene se ishte njoftuar nga drejtori Artan Didi dhe vet ministri i brendshëm Sajmir Tahiri per kercenimin qe I kanosej Tom Doshit. Ministri, sipas Çakos, i kishte mbledhur në zyrën e tij, duke I treguar për ngjarjen dhe për të kryer verifikimet e nevojshme.
Sipas zv/drejtorit Çako vete deputeti Tom Doshi dhe i dyshuari Durim Bami kishin refuzuar takimin me atë dhe drejtorin e policisë së Tiranës Ardian Çipa, duke pranuar në takim vetëm drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit Artan Didi. Zv/drejtori Çakoa mësohet se i ka thënë prokurorëve, se me 15 shtator 2014 deputeti Doshi ka ardhur në zyrën e ministrit ku ka treguar për ngjarjen, ndërsa ai dhe drejtori I policisë së Tiranës prisnin në ambientet e ministrisë.
Pas këtij takimi, Çako I ka thënë prokurorëve se Tahiri kishte kërkuar verifikimin e të gjitha pretendimeve të deputetit Doshi dhe personit që është prezantuar si “Duri nga Fushë-Kruja”. Ashtu si personi I dyshuar për vrasje edhe deputeti Doshi kishin refuzar të bëjnë deklarata me shkrim, ndërsa nga verifikimi i kryer zv/drejtori Çako ëshët shprehur se të gjitha pretendimet rezultuan të pavërteta.
Për llogari të kësaj, dosje mësohet se është pyetur nga vet policia edhe drejtori I përgjithshëm Artan Didi. Marrja e tij ne pyetje do të përsëritet pasi nuk është marre e plotë. Nga ana tjeter, i është dërguar flet-thirrje edhe drejtorit të policisë së Tiranës Ardian Çipa për të dhënë shpjegime për veprimet që ka kryer në lidhje me këtë dosje.
Nga ana tjetër, sipas prokurorisë për krime të rënda është konfirmuar që paraditen e së hënës në prokurori të paraqitet deputeti Mhill Fufi si dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit ende nuk ka saktësuar orën e paraqitjes së tij në prokurori,p për të dhënë shpjegime me cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen./ABC
















