Autobusi sapo kishte mbërritur në stacionin e Karlsruhe-s dhe do të nisej menjëherë për në Kosovë me hipjen e udhëtarëve, bëhet e ditur në një komunikatë të policisë gjermane.
Pas një kontrollimi të bërë, policia ka konstatuar duke parë dokumentet se dy shoferët po udhëtonin prej katër ditësh pa asnjë pauzë.
Për më tepër, ata e kishin ndërmend të vazhdonin me këtë ritëm rrugën edhe më tej për në Kosovë.
Natyrisht, një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi që policia ka ndaluar dy shoferët, 53 dhe 56 vjeçarë. Për shkakun se ndërmarrja e autobusëve në fjalë kishte rënë në sy edhe më parë me parregullsi të tilla, pronari i saj duhet të paguajë një gjobë prej 4000 eurosh, shkruan albinfo.ch. Madje, ka mundësi që Zyra Federale për Trafik t`ua japë edhe një dënim tjetër me të holla.























