Në Rr “Ajet Kosovica” në Kamenicë para pakë ditësh Policia mori aksion ne dy familje.
“Dy familje kishin mosmarrëveshje për shkak të dëmtimit të pronës. Pas hetimeve të zhvilluara më 02.06.2017, janë intervistuar dy të dyshuarit meshkuj K-Shqiptarë. Me urdhër të prokurorit janë bastisur shtëpitë e të dyshuarve me ç’ rast janë gjetur dhe konfiskuar: tri pushkë gjuetie dhe 66 fishekë të kalibrit 12 mm”, ka njoftuar Policia.
Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. Rasti është proceduar si ‘armë mbajtje pa leje’.





















