Sipas një komunikatë të Policisë së Kosovës nënshkrimi i këtij memorandumi është bërë sot në Lezhë, në takimin ku morën pjesë Naim REXHA, Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe Rebani JAUPI, Zëvendësdrejtor i Policisë së Shtetit të Shqipërisë.
“Qëllimi i këtij memorandumi është vendosja e bashkëpunimit sa më cilësor policor, në trajnime të avancuara në procesin e shkëmbimit të praktikave policore në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e kriminalitetit, veçanërisht në format komplekse të krimit të organizuar, krimit me elemente ndërkombëtare si dhe veprave tjera penale”, thuet në komunikatë.
Si rezultat i kësaj marrëveshje bashkëpunimi Policia e Kosovës do të dërgojë në Shqipëri disa zyrtarë policor të cilët do të merren me ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në disa qytete si në Durrës, Lezhë dhe në Shkodër.

Me rastin e nënshkrimit të këtij memorandumi të dy zëvendësdrejtorët, z. Rexha dhe z. Jaupi vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyeshme të dy policive, jo vetëm në fushën e rendit publik por edhe të policimit rrugor si dhe formave tjera të luftimit të kriminalitetit.






















