Drejtori i Përgjithshëm Maxhuni mori premtimin nga zyrtar të lartë të BKA-së, se do ta mbështesin PK-në edhe në vizionin e sajë për anëtarësim sa më të shpejtë në Interpol si një nevojë e një rëndësie të veçantë, jo vetëm për PK-në por edhe për rajonin dhe me gjerë.
Nga zv/presidenti i BKA-së z. Henzller u çmua shumë lartë suksesi dhe të arriturat e PK-së për kontributin e sajë në aspektin e sigurisë.
Gjithashtu Drejtori i Përgjithshëm mori premtimin se BKA-ja do të vazhdoj ta mbështes PK-në me trajnime në disa fusha specifike në luftimin e krimit të organizuar.
Drejtori i Përgjithshëm z.Maxhuni falënderoi zv/presidentin e BKA-së për mbështetjen e deritanishme të dhënë për PK-në dhe ri-konfirmoi gatishmërinë për të bashkëpunuar përse afërmi në të gjitha fushat me interes në aspektin e sigurisë e veçanërisht në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar trans kufitar.
























