Zyra e Prokurimit në Policinë e Kosovës, ka shpallur kompaninë “Solid” nga Suhareka” fituese të tenderit “furnizim me këpucë”.
KRPP sot ka publikuar njoftimin për dhënien e kontratës, ku shihet se blerja e këpucëve buxhetit të shtetit do t’i kushtojë 873 mijë e 600 euro.
Në këtë tenderë kanë aplikuar tre kompani dhe oferta më e shtrenjtë ka qenë prej 150 mijë eurove në krahasim me kompaninë fituese.
























