Policia e Durrësit ka bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin për veprime të mëtejshme të shtetasit K.B., 42 vjeç, banues në Xhafzotaj, Shijak.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për vlerësim.
Policia falënderon mediat dhe qytetarët për denoncimin e rasteve të tilla flagrante dhe garanton se do të reagojë pa hezitim për vënien para ligjit të çdo shkelësi.






















