Policia ka lejuar të futen lirshëm protestuesit maqedonas, të cilët kanë plagosur dhe gjakosur liderin e LSDM-së, Zoran Zaevin dhe deputetin e kësaj partie Damian Mançevski.
Në foton e siguruar nga TetovaSot, shihet se si qëndron policia maqedonase me duarkryq dhe nuk ndërmerr asnjë masë, duke lejuar protestuesit të bëjnë gërdinë në Parlament.























