Vijon puna e përbashkët e Policisë së Shtetit dhe OSHEE, në të gjithë vendin për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike. Në të gjithë vendin gjatë kësaj jave kanë vepruar 135 grupe të përbashkëta Polici–OSHEE, çdo ditë. Janë kryer kontrolle të përbashkëta Polici-OSHEE në 5.807 raste. Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 122 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 122 autorë. Nga këta janë arrestuar në flagrancë 35 persona, të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike. Janë shpallur në kërkim 37 persona, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 50 persona. Gjithashtu, janë ndërprerë 4.400 lidhje të abonentëve debitorë dhe 122 lidhje të paligjshme. Si dhe janë kontrolluar 301 kabina elektrike dhe abonentët, që furnizohen nga këto kabina. Policia e Shtetit dhe OSHEE janë të vendosur ta çojnë deri në fund punën e nisur, deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballur me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të vetë OSHEE.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...














