Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Rr. “Anke Spajic”, ne Mitrovicë janë arrestuar tre të dyshuar, dy meshkuj shqiptarë dhe një femër me shtetësi rumune, pasi që për të njëjtit ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer disa vepra të grabitjes në Mitrovicën e Veriut.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.






















