Rasti 1.
Me datën 06.10.2016 pas një hetimi të bërë nga njësiti i hetimeve të trafikimit me qenie njerëzore i Policisë së Kosovës në Gjakovë janë arrestuar tre (3) përsona (inicialet: L.N.-shqiptar/kosovar; P.K. -rom/kosovar; dhe L.G-shqiptar/kosovar) nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave penale trafikim me njerëz, shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit dhe keqtrajtim seksual i personave nën moshën 16 vjet.
Me vendim të prokurorit kujdestar dy të dyshuar në këtë rast ndalohen për 48 orë, përderisa i dyshuari i tretë është liruar në procedurë të rregullt .
Viktima e këtij rasti me kërkesën e saj pas intervistimit në prezencë të mbrojtësit e viktimave është dërguar tek familja.
Rasti 2.
Me datë 04.10.2016 është arrestuar e dyshuara me iniciale: E.R; femër/sh/k, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion”, ndërsa të dyshuarit me iniciale: A.R;-mashkull /sh/k dhe V.R;-femër/sh/k, nën dyshimin për kryerjen e veprës kundërvajtëse “Marrje me Prostitucion”.
Pas marrjes në pyetje, lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit pran Prokurorisë Themelore në Prizren, dhe me vendim të tij, tre te dyshuarit lirohen në procedurë të rregulltë .
Lidhur me rastin si provë materiale janë konfiskuar 290 euro që janë gjetur tek dy të dyshuara.























