Kryeministri shpalosi dhe ambicien e qeverisë shqiptare, që bernda një 10-vjeçari policia shqiptare të jetë ndër më të mirat në BE. “Ambicia jonë është që në një 10-vjecar policia jonë të jetë ndër më të mirat në BE. Ne jemi të vendosur të ecim drejt një objektivi, ashtu sikurse jemi 100% të bindur se ky objektiv është jo vetëm i mundshëm por edhe tërësisht në mundësitë tona”, vijoi Rama.
Ndërsa Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e quan policinë e sotme shqiptare një histori suksesi, plot mundësi për të fituar çdo sfidë.
“Policia sipas sondazheve është institucioni më i besuar në vend. Sot çdo tregues flet për një histori suksesi me plot mundësi për të fituar çdo sfidë që kemi parë. Është ulur numri i vrasjeve, vjedhjeve, është rritur lufta kundër drogës, pasuria kriminale e sekuestruar. Polici vullnetar hapësira për t’u bërë bashkë me qytetarët duke u përfshirë vet ata. Janë disa qindra brenda pak ditësh kërkesa e të rinjve dhe të rejave për të shërbyer disa orë vullnetarisht”, tha Tahiri.























