Efektivët e rajonit nga ku u largua Arkimed Lushaj janë shprehur se nuk e kanë parë momentin kur ka ndodhur arratisja. Sipas dëshmisë së tyre, nuk e kanë kuptuar se një i shoqëruar po largohej në mënyrë të jashtëligjshme nga Komisariati.
Sipas tyre, ata do të kishin marrë masa të menjëhershme por nuk kanë qënë në dijeni që një person kishte kapërcyer dritaren. Ata kanë shpjeguar se kanë qënë në shërbim roje dhe me detyrë në turnin e tretë, por nuk janë vënë nëdijeni në kohë që një person kishte kapërcyer dritaren dhe ishte hedhur nga tarraca. “Panorama” shkruan se ata kanë thënë se në kohën kur janë sinjalizuar për ngjarjen, ka qënë vonë për kapjen e tij, pasi ishte larguar.















