I dyshuari i cili ende nuk është identifikuar, u ndjek nga policia pasi kishte hyrë në të kuqen, transmeton lajmi.net
Ai u arrestua nga policia të cilët shtënë me armë në rrotat e veturës në mënyrën që ta pamundësojnë qarkullimin.
“Kur policia e arrestoi, ai pohoi se kishte eksplozivë. Që të mos kishte ndonjë rrezik, ushtria u thirr dhe e kontrolli shpërthimin”, ka thënë një prokuror i Brukselit për Reuters.
Dëshmitarët kanë bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë dëgjuar dy shpërthime, por që kanë qenë të kontrolluara.
Nuk dihen shkaqet e incidentit, dhe nëse bëhej fjalë për ndonjë sulm të planifikuar.






















