Analisti politik, Halil Matoshi, vlerëson se lideri i opozitës maqedonase (LSDM), Zoran Zaev, me ardhjen e tij në pushtet do mund të shërbente në të mirë të interesave shqiptarë.
“Zaev do të ishte më i afërt me interesat e shqiptarëve, të cilët, ashiqare nuk fitojnë më asgjë duke ngarendur që të votojnë partitë tradicionale shqiptare, BDI dhe PDSH, sepse që të dyja janë dëshmuar se punojnë për interesa personale e klanore, pra për t’u pasuruar nga zyrat publike por jo për ta përparuar shtetin dhe për t’i shërbyer qytetarit”, ka deklaruar ai.






















