Varrezat e dëshmorëve të Luftës Nacional Çlirimtare në Pogradec janë dhunuar sërish nga persona të pa njohur.
Burime nga policia e këtij qyteti njoftojnë se më datë 27.05.2016, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale: “Dhunimi i varreve” parashikuar nga neni 118 i Kodit Penal.
Ngjarja ka ndodhur të enjten gjatë natës, kur disa persona të paidentifikuar, kanë dëmtuar duke thyer pjesërisht kapakët e dhjetë varreve të Dëshmorëve të LANÇ-it, në lagjen nr. 1 në Pogradec.
Këto dëmtime janë konstatuar ditën e sotme, ku më pas u kryen edhe veprimet e nevojshme procedurale. Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Kjo është hera e dytë që dhunohen varret e dëshmorëve të këtij qyteti.
















