Policia Pogradecit ka arrestuar 27 vjeçarin Bledar Hoxhallari, banues në qytet, pasi, dje, në lagjen nr. 3, duke qenë në gjendje të dehur, ka goditur e kundërshtuar me dhunë, gjatë kryerjes së detyrës, punonjësit e patrullës së përgjithshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale: “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal.















