Shala është profesor i gjuhës shqipe, shkrimtar e poet. Librat e tij të fundit janë “E pakryera dialektore e gjuhës shqipe” dhe përmbledhja me poezi “ Gjeniu”.
Në facebook ai shpeshherë publikon poezi të tij.
Sot ka postuar këtë poezi që ia dedikon lirisë:
Liria
Univers fjale në revolucione zbërthyer
Një pas një luftash, Moteve
Me kamxhik mbërthyer
Herë me këmbë e shkelur, herë e ngazëllyer
E ndjekin pas, se kush e përbuz
kush e shuguron
Kush i jep buzëqeshjen trishtuar
Fjala hyjnore – Liri -të trishtën s’e duron
Perandori e fitores gjithandej jetuar
ku Dielli s’perëndon asnjëherë
Me tehun e shpatës e trokun e kuajve, vrapuar
Univers fjale në qiell, zbritur në tokë përherë
Në udhëtimin e gjatë shekujve zbarkuar
në rrudhat e ballit të baballarëve
Përditë në brazda arash, gatuar e gjej
Me dorë të NËNËS për bukë e shijoj























