• Latest
  • Trending
  • All

Po tani çfarë do të ndodhë? Serbia ndërpret transmetimin e energjisë për Kosovën

16/12/2020

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 1 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Po tani çfarë do të ndodhë? Serbia ndërpret transmetimin e energjisë për Kosovën

16/12/2020
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Kosova, Lajme

Menjëherë pas fillimi të operimit të pavarur të sistemit energjetik të Kosovës, Serbia ka ndërprerë transmetimin e 500 megavatëve të energjisë elektrike që Kosova kishte importuar nga ky shtet, ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë, Nebih Zariqi, anëtar i bordit të Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT).

Këta megavat të bllokuar nga Serbia, shton Zariqi, u zëvendësuan pastaj me një marrëveshje të arritur ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe atyre të Maqedonisë së Veriut, për furnizim nga kapacitetet energjetike të këtij shteti.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Dihet se Serbia është prodhuesi më i madh i energjisë elektrike në regjion dhe të gjitha shtetet e regjionit pjesërisht furnizohen nga Serbia. Kosova nuk i plotëson kapacitetet prodhuese të energjisë. Kemi pasur mungesë prej 500 megavatësh. Ata megavat deri në atë moment janë marrë nga Serbia dhe në momentin e hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshje, pra pavarësimit të sistemit energjetik të Kosovës, Serbia e ka ndërprerë transmetimin e energjisë për Kosovën”.

“Tashmë jemi të sigurt në operim të energjisë elektrike, kështu që besoj që do të ketë një stabilitet të madh këto ditë”, thotë Zariqi, duke shtuar se tashmë është futur në sistem edhe linja 400 kV interkonektive me Shqipërinë.Nga dita e hënë (14 dhjetor) KOSTT operon si i pavarur dhe kontrollon kufijtë energjetikë të Kosovës. Dalja e Kosovës nga blloku rregullues SMM (Serbi, Mali i Zi dhe Maqedoni e Veriut) dhe përfshirja e saj në një bllok me Shqipërinë ishte paraparë me një marrëveshje mes KOSTT-it dhe Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energji (ENTSO) në muajin qershor. Ajo hyri në fuqi më 29 shtator.

Kjo e ka futur komercialisht në funksion linjën interkonektive 400 kV Kosovë-Shqipëri, e njohur si “Autostrada energjetike Kosovë-Shqipëri”, pas katër vjetësh nga përfundimi i ndërtimit të saj. Sipas KOSTT-it, kjo do të ketë impakt pozitiv në optimizimin e dy sistemeve dhe rritjen e kapaciteteve transmetuese mes dy vendeve.

Nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit deklaruan për Radion Evropa e Lirë se zbatimi i marrëveshjës me ENTSO-në do të jetë në fazë testuese deri më 31 dhjetor, dhe se lidhur me këtë, janë të angazhuar të gjithë aktorët e sektorit të energisë.

“Në këtë proces deri tash ka raportime që gjithçka po shkon si duhet. Nuk duhet të anashkalohet assesi ndihma e partnerëve ndërkombëtarë”, thuhet në një përgjigje të ministrisë.

Ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Kosovës, Valdrin Lluka, thotë për Radion Evropa e Lirë se tashmë KOSTT-i do të inkasojë deri në tre milionë euro në vit shtesë për tarifat që merr për shkak të qarkullimit të energjisë në tregun ndërkombëtar.

“Ky operim i pavarur dhe bashkëpunimi me Shqipërinë do të fillojë të lulëzojë shumë më tepër, sepse kemi një linjë me kapacitet të lartë, ku kemi gjithmonë mbiprodhim të energjisë gjatë verës dhe nënprodhim gjatë dimrit. Dhe, normalisht, hapet një treg tjetër botëror siç është Italia, pjesë tjetër që e mundëson shitjen e energjisë dhe lëvizjen më të lirë”, thotë Lluka.

Megjithatë, Dardan Abazi, hulumtues i lartë në Institutin për Politika Zhvillimore (INDEP), thotë për Radion Evropa e Lirë se në aspektin gjeneral, ky pavarësim i sistemit energjetik të Kosovës i ka elementet pozitive, por jo edhe të zbatimit të marrëveshjes për pjesën e veriut dhe të sigurimit që ajo pjesë të integrohet në tregun energjetik të Kosovës.

“Pa pasur një vullnet politik dhe shtrirjes në praktikë të autoritetit të institucioneve të Kosovës në atë pjesë, nuk pres që do të kemi një zbatueshmëri të plotë të marrëveshjes për energji dhe një funksionalitetit normal të sistemit energjetik në atë pjesë”, thotë Abazi. Problemet me Serbinë dhe me veriun e Kosovës

Para pavarësimit të sistemit energjetik të Kosovës, Serbia vazhdimisht ka shkaktuar probleme me alokimin e kapaciteteve, thotë Nebih Zariqi, anëtar i bordit të KOSTT-it.

“Serbia kur ka dashur, ka bërë pengesa në ato kapacitete që i kemi importuar, gjegjësisht nga shtetet e ndryshme që tregtarët kanë aplikuar përmes rrjetit të sistemit të Serbisë”, thotë ai.

Po ashtu, qytetarët që jetojnë në katër komunat në veri të Kosovës me shumicë serbe (Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq), që nga përfundimi i luftës më 1999, nuk i kanë paguar faturat e energjisë dhe pse janë furnizuar nga Kosova, e sipas nevojës edhe nga Serbia. Rreth 12 milionë euro në vit llogaritet fatura e energjisë së shpenzuar në këto komuna. Që nga viti 1999 deri në vitin 2017, këto mjete janë paguar nga qytetarë tjerë të Kosovës.

Megjithatë, qytetarëve në veri iu shkojnë faturat për energjinë elektrike nga ‘Elektrokosmet’ i Serbisë, kompani të cilën Kosova e konsideron ilegale. Sidoqoftë, për më shumë se 20 vjet, ka edhe përdorues të shumtë që janë lidhur në rrjet në mënyrë të paligjshme dhe për të cilët nuk është e mundur të llogaritet energjia elektrike e shpenzuar.

Faturë e lëshuar nga kompania serbe në veri, ElektroKosmet, e cila operon ilegalisht në veri të Kosovës. Faturë e lëshuar nga kompania serbe në veri, ElektroKosmet, e cila operon ilegalisht në veri të Kosovës. Kosova dhe Serbia në vitin 2013, në kuadër të dialogut të Brukselit, kanë nënshkruar marrëveshjen për energjinë. Kjo marrëveshje kishte paraparë krijimin e një kompanie të re, sipas kornizës ligjore të Kosovës, e cila do të furnizojë me energji elektrike konsumatorët në katër komunat veriore me shumicë serbe.

Lidhur me këtë, Zariqi thotë se pala serbe çdo herë në Bruksel ka pranuar se do të formojë një kompani lokale me kushtet dhe ligjet e Kosovës, por një kompani e tillë nuk ka aplikuar asnjëherë të pajiset me leje.

“Atje (në veri) veprohet në mënyrë ilegale. Dikush i mbledh ato mjete të shpenzimit të energjisë elektrike, por tani duhet të veprojnë organet e shtetit, se cila është ajo kompani dhe si po funksionon ajo pjesë”, thekson Zariqi.

Sipas tij, tash pas pavarësimit të sistemit energjetik, të gjitha institucionet kompetente Qeveria, KOSTT, KEDS do të mund më lehtë t’i qasen veriut edhe kur bëhet fjalë për inkasimin e faturave.

“Duhet ende të ketë bisedime edhe në aspektin politik, por besoj me qasjen tonë të matur në pjesën veriore, të Kosovës dhe KOSTT-it, do të mbërrijmë të fusim nën ombrellë edhe atë pjesë të Kosovës”, thotë Zariqi.

Njerëzit kalojnë urën mbi lumin Ibër që ndanë pjesën veriore dhe jugore të qytetit të Mitrovicës..

“Serbia nuk është më në gjendje të dërgojë energji elektrike në Kosovë, veçanërisht në veri të Kosovës, derisa të marrë një leje nga KOSTT-i,” thotë Dragisha Mijaciq, koordinator i grupit punues të Beogradit për Kapitullin 35 të Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian, në kuadër të të cilit është mekanizmi për monitorimin e zbatimit të marrëveshjeve të arritura brenda dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Për katër komuna ne veri të Kosovës, ai thotë se tashmë do të ndryshojë situata meqenëse “energjia elektrike që arrin te qytetarët, do të rregullohet nga KOSTT”.

“Kjo do të thotë që kontrolli mbi sistemin e faturimit do të vendoset shumë shpejt dhe faturat do t’u lëshohen qytetarëve. Sidoqoftë, kur fillon faturimi i qytetarëve, një segment tjetër i marrëveshjes për energji duhet të implementohet, e ai është themelimi i ndërmarrjes Elektrosever, e cila është e regjistruar në sistemin e Kosovës, por nuk ka marrë licencë për të operuar”, tha Mijaciq.

Disa, qytetarë të anketuar nga Radio Evropa e Lirë në veri të Mitrovicës japin mendime të ndryshme sa i përket pagesave të faturave të energjisë elektrike.

Zoran Radojkoviq, qytetar nga veriu i Mitrovicës shpreson qe Serbia do t’i paguajë faturat për qytetarët në veri të Kosovës.

“Ne edhe ashtu jetojmë në një vend me shumë rrezik dhe nëse duan ta mbajmë këtë territor, ndoshta i mbulojnë këto fatura. Por, nëse duhet t’i paguajmë shtetit tonë (Serbisë) faturat, atëherë do t’i paguajmë”, thotë ai.

Ndërkaq, Millan Gjorgjeviq thotë se mjaft ka qenë duke mos paguar energjinë:

“20 vjet nuk paguhet rrymë. Mjaft ishte”.

Për Dragan Bojoviqin kjo situatë e mospagimit të energjisë elektrike duhet të vazhdojë.

“Nuk është krejt e rregulluar, për t’u rregulluar kjo çështje – nuk është i rregulluar as statusi – pse pra të pagujmë”, thotë ky qytetar.

Më herët, zyrtarët e KOSTT-it kanë deklaruar për REL-in se se nga viti 2008 e deri tani, shteti i Serbisë, në mënyrë joligjore ka shfrytëzuar rrjetin e transmisionit të Kosovës dhe ka mbledhur të hyra prej rreth 65 milionë eurosh.\REL

Previous Post

Varfëria në kulm! Shqiptarët konsumojnë sa 39% e mesatares së BE, niveli më i ulët në Europë

Next Post

Britanikët japin alarmin: Rusia mund të përdorë armë kimike

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

Britanikët japin alarmin: Rusia mund të përdorë armë kimike

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.