Biznesmeni Ruzhdi Hoxha u gjet i vrarë me armë 2 javë pasi rezultonte i zhdukur.
Pasi e kishin ekzekutuar, trupin ia kishin mbuluar me gurë në Qafë-Mollë mbrapa Dajtit.
Përveç policisë, të pranishëm në vendngjarje ishin dhe shumë gazetarë. Një efektiv policie përpiqet të largojë gazetarët të cilët po raportotin për vrasjen e Ruzhdi Hoxhës, duke i shtyrë.
Në video shihet se gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha që janë rrëzuar duke rrezikuar edhe jetën, pasi është terren i vështirë malor dhe greminë.
Ruzhdi Hoxha ishte pronar i një biznesi në të cilën tregtoheshin materiale ndërtimi dhe djali i tij e kishte bërë denoncimin për zhdukjen më 20 tetor dhe sot paradite trupi i pajetë i tij u gjetë i mbuluar me zhavor në Qafë Mollë.
















