Detaje të reja janë mësuar nga vr.asja e ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Fierit. Mësohet se viktima Ahmet Toska nuk ka pasur precedentë të mëparshëm penal dhe njihej si njeri i qetë. 50-vjeçari është qëlluar në kokë nga një distancë e afërt me armë zjarri, teksa kishte dalë nga banesa bashkë me të shoqen.
Toska ka qënë duke përcjellë bashkëshorten e tij për në punë, një ritual që e bënte çdo ditë, duke shtuar dyshimet se ngjarja ka qënë e planifikuar. Ka qënë pikërisht bashkëshortja e tij, dëshmitarja e dorës së parë që ka parë gjithë skenën, duke “zgjuar” gjithë lagjen me ulërima. Ajo pritet që të japë gjithë detajet lidhur me autorin e vrasjes.



















