• Latest
  • Trending
  • All

Po çfarë krenarie zoti Rama?

06/11/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Po çfarë krenarie zoti Rama?

06/11/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Mark Marku

Kryeministri Rama mund të kishte shprehur dje gjithfarë sentimentesh: indinjatë për masakrën e ndodhur, dhimbje për viktimat e shkaktuara, shqetësim për gjendjen e rendit dhe pasigurinë e qytetarëve të tij, mëri për deputeten e PS-së që me statusin e deputetes apo forma të tjera korruptive kishte ndikuar vendimet e Gjyqësorit, përgjegjësi për faktin që një gjykatës i vendit që ai qeveris kishte dënuar me dy vjet burg një të akuzuar për vrasje, i cili, pasi del nga burgu gjendet i akuzuar si shkaktar i katër vrasjeve të tjera… Vetëm krenari nuk duhej të kishte shprehur. Madje as për arsye etike politike ai nuk kishte pse t’i shprehte kaq shumë solidaritet deputetes së vet që qante para syve të tij teksa jepte dorëheqjen, akt ky i vetmi normal në gjithë këtë histori të tmerrshme dhe indinjuese. Kryeministri Rama duhej të shprehte solidaritetin e tij me qytetarët e vendit të tij të tromaksur nga masakra e një dite më parë. Kishte plot arsye që ai t’u gjendej pranë qytetarëve të vet pasi masakra nuk kishte ndodhur rastësisht sikur në këtë pleksje rrethanash të mos ndodhej pikërisht deputetja e tij e dorëhequr dhe për të cilën ndihej krenare, e zgjedhur po prej tij si kandidate për deputete fill pas implikimit të saj dhe familjes së saj në një histori të dhimbshme me pasojë vdekjen e një qytetari dhe lirimin e të akuzuarit kryesor për ngjarjen. Tek e fundit, Kryeministri i një vendi që synon të ndërtojë shtetin ligjor nuk duhet të ndihet krenar për cilindo qytetar që bashkëpunon në fshehjen e një krimi duke korruptuar njëherësh sistemin e drejtësisë, e jo më për deputeten e vet. Masakra e djeshme, ku u vranë katër qytetarë dhe u plagos një i pestë, mund të mos kishte ndodhur nëse i dyshuari kryesor për vrasjen e viktimave, Kostandin Xhuvani, do të ishte duke kryer dënimin për një krim tjetër të kryer po nga ai vetëm dy vjet më parë. Nëse prokuroria dhe gjykata do të kishin qenë prokurori dhe gjykatë që i shërben ligjit, me siguri Kostandini do të ishte dënuar aq sa ç’e meriton të dënohet një njeri që kryen një vrasje, e pakta njëzet vjet burg. Por ja që Drejtësia jonë nuk është e tillë dhe Kostandini, i akuzuari për vrasjen, nuk ishte një djalë i zakonshëm që kryen një krim, por djali i deputetes së PS-së, Luiza Xhuvani. Me statusin e deputetes ajo ka ndikuar mbi trupin gjykues dhe prokurorin e çështjes që djali i saj i akuzuar për vrasjen e një adoleshenti të merrte të njëjtën masë dënimi që meritonte një njeri që kishte vrarë një rosë në një rezervat ku ndalohej gjuetia. Është pra e shpjegueshme pse opinion publik, i shprehur nëpërmjet mediave sociale, ka shpërthyer në një irritim të pazakontë për masakrën e djeshme.  Ka parë në këtë masakër pikërisht atë që duhet të shohë, autorët e vërtetë të masakrës së djeshme: disa adoleshentë që kanë qëlluar mbi viktimat duke u shkaktuar vdekjen atyre, një trup gjykues, një prokuror që ka ndjekur çështjen dhe një deputete të PS-së. Dhe që opinioni publik të qetësohet dhe të mos bjerë në një depresion të pashpresë, duhet që kjo çështje të mos trajtohet më si një vrasje e thjeshtë, si mijëra vrasjet që ndodhin në këtë vend. Duhet që së fundi të ndodhë ajo që duhej të kishte ndodhur me mijëra raste të tilla: të përfshihen në hetim të gjithë autorët e vërtetë të krimit. Një hetim real i rrethanave të masakrës kërkon hetim të pakompromis të të gjithë zinxhirit të rrethanave që e prodhuan atë. Krijuesit e këtyre rrethanave janë të gjithë të sipërpërmendurit: prokurori, gjykatësi dhe deputetja socialiste që ka ushtruar presion ndaj tyre për të mos zbatuar ligjin. Për këtë arsye duhet që para drejtësisë të paraqiten bashkë me ekzekutuesit edhe prokurori, edhe gjykatësi, edhe deputetja socialiste, madje edhe avokati i çështjes. Vetëm kështu opinioni publik mund të gjejë pak qetësi dhe pak shpresë se në këtë vend qytetarët e pafajshëm nuk janë të dënuar të jetojnë me të fajshmit, se jeta e tyre respektohet nga drejtësia e vendit të tyre më shumë se jeta e një rose, se jeta e tyre mbrohet me ligj, se ligji nuk dhunohet nga ata që duhet ta mbrojnë më shumë: prokurorët, gjykatësit deputetët. Besoj ka ngelur shumë pak durim te qytetarët për të dëgjuar deklarata të tjera propagandistike nga Kryeministri Rama dhe ministri Tahiri për vendosjen e rendit publik dhe për reformimin e Drejtësisë. Drejtësia dhe rendi publik nuk vendoset me propagandë. Sepse besoj edhe ata tashmë e kanë kuptuar se sa shpejt shfryhen tullumbacet e propagandës nga plumbat e krimeve. Kryeministri Rama do ta ketë të vështirë të bindë njeri se e ka me gjithë mend reformimin e sistemit gjyqësor nëse nuk ndëshkon të parët deputetët e tij që komprometojnë sistemin gjyqësor. Deri tani e ka kamufluar futjen e disa të inkriminuarve në Parlament me nevojën për vota. Por fakti është fakt dhe tashmë njerëzit kanë të drejtë të pyesin: Me çfarë çmimi i ka kërkuar zoti Rama votat dhe me çfarë çmimi është gati ta mbajë rreth vetes shumicën e fituar? Me çmimin e shkeljes së ligjit? Me çmimin e jetës së qytetarëve? Me çfarë? Jashtë përgjegjësisë së këtij rasti nuk përjashtohet as Presidenti Nishani. Është detyrë e tij që të mbledhë urgjentisht Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe të marrin në shqyrtim gjykatësin dhe tërë trupin gjykues që ka gjykuar rastin e vrasjes së dy vjetëve më parë për të cilën është akuzuar Kostandin Xhuvani. Kryeministri Rama, ministri Naço dhe ministri Tahiri duhet të nxisin institucionet e varura prej tyre që të nisin një hetim për gjykatësin që e ka liruar të dyshuarin. Gjykatësi duhet të jetë vetë një i dyshuar për vrasje. Dhe deputetja socialiste nuk duhet trajtuar një nënë që si gjithë nënat e botës ka synuar të zbusë implikimin e të birit në një vrasje, por si bashkëpunëtore në fshehjen e një pjesëmarrësi në krim. Vetëm nëse nis një gjykim i tillë do të mund të kemi ende shpresë se mund të jetojmë në një shtet ku sundon ligji. Vetëm në këtë rast opinioni publik do të gjejë pak prehje.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025
Previous Post

Klima – drejt rrugës pa kthim?!

Next Post

Një granatë për qeverinë

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Një granatë për qeverinë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.