Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këtë të hënë në Londër.
Sipas mediave të huaja një shpërthim tubacionesh solli përmbytje masive në qytet. Shërbimet e urgjencës u thirrën në vendngjarje në lagjen veriore të Islington, ndërsa zjarrfikësit e konsideruan si përmbytje cunami.
Në disa vende thellësia e ujit arriti deri në në 2 ose 4 metra, por deri më tani nuk është konstatuar asnjë i lënduar ose viktime.
“Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për t’i rikthyer gjërat në normalitet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe po kontaktojmë në mënyrë proaktive me të gjithë në zonën e prekur, kështu që ne mund të sigurohemi që t’u japim ndihmën dhe mbështetjen që ata kanë nevojë“.


Me kalimin e orëve situata po normalizohet me ndihmën e 70 zjarrfikësve që ndodhen në zonë, ndërsa niveli i ujit po ulet.



















