Megjithëse ndeshja Finlandë-Kosovë luhet në të njëjtin orar ashtu si Shqipëria kundër Maqedonisë, grupimi i tifozëve ‘plisat’ kanë zgjedhur të shohin kombëtaren kuqezi.
Ditët e fundit dy kombëtaret kanë qenë në qendër të vëmendjes për shkak se disa lojtarë të Shqipërisë i janë bashkuar Kosovës për të vijuar rrugëtimin e gjatë drejt kualifikueseve të Botërorit ‘Rusi 2018’.
Fjalori është ashpërsuar shumë në rrjetet sociale ku nuk mungojë epitete si tradhtar për Rashicën, Alban Mehën dhe të tjerët.
Së fundmi është mesfushori i Shqipërisë, Emir Lenjani ai i cili ka postuar një video të këtyre tifozëve në Shkodër.
VIDEO






















