Grupi i tifozëve të Prishtinës, “Plisat”, ka fishkëllyer kur është intonuar himni i Kosovës, në hapjen zyrtare të IPKO Kupës së Kosovës në basketboll.
Në momentin kur po intonohej himni i Kosovës dhe skuadrat bëheshin gati të fillonin ndeshjen e dytë të IPKO Kupës së Kosovës, “Plisat” nisën të fishkëllejnë e pastaj filluan të këndojnë këngën “Shqipëri Etnike”, raporton Express.
“Plisat” e kishin bojkotuar ndeshjen miqësore midis përfaqësueseve të Kosovës dhe të Shqipërisë në futboll, me arsyetim se shqiptarët nuk mund t’i kenë dy ekipe kombëtare.
















