Një skandal i vërtetë ka plasur në Bankën Botërore në lidhje me raportin e saj mbi vlerësimin e gjendjes së biznesit në disa shtete të botës. Një hetim i kryer rezulton se nga BB-ja janë manipuluar të dhënat në favor të shteteve të fuqishme botërore.
Sipas hetimeve raportet Doing Business të viteve 2018 dhe 2020 për të favorizuar Kinën dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. BB vlerëson çdo vit shtetet e botës ku përfshihet edhe Shqipëria, mbi vendimet e qeverisë mbi klimën e biznesit.
Në skandal është përfshirë drejtpërdrejtë ish-Presidenti i Bankës Botërore Yong Kim dhe shefja aktuale e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, në atë kohë drejtoreshë ekzekutive e Bankës Botërore.
Mediat botërore raportojnë se anëtarët e stafit ndryshuan të dhënat mbi Kinën për të përmirësuar renditjen e saj nën presionin e zyrës së Presidentit të atëhershëm të Bankës Botërore Jim Yong Kim dhe nga Shefja Ekzekutive e atëhershme Kristalina Georgieva dhe një nga këshilltarët e saj, përfundoi një hetim i kryer nga firma ligjore e Uashingtonit Wilmer Hale për bankën.
Georgieva, tani drejtoreshë e Fondit Monetar Ndërkombëtar, tha se nuk ishte dakord me gjetjet.
“Unë nuk pajtohem rrënjësisht me gjetjet dhe interpretimet e Hetimit të Parregullsive të të Dhënave pasi lidhet me rolin tim në raportin e Bankës Botërore “Të Bësh Biznes” të vitit 2018”” tha Georgieva në një deklaratë.
Banka Botërore njoftoi se po anulon një raport të spikatur mbi kushtet e biznesit në të gjithë botën pasi hetuesit zbuluan se anëtarët e stafit ishin nën presion nga drejtuesit e bankës për të ndryshuar të dhënat për Kinën dhe disa qeveri të tjera.
Banka tha të enjten se do të ndërpresë “Doing Business” pas një hetimi të nxitur nga raportet e brendshme të “parregullsive të të dhënave” në botimet e saj 2018 dhe 2020 dhe “çështjet etike” të mundshme që përfshijnë stafin e bankës.
Anëtarët e stafit ndryshuan të dhënat mbi Kinën për të përmirësuar renditjen e saj nën presionin e zyrës së Presidentit të atëhershëm të Bankës Botërore Jim Yong Kim dhe nga Shefja Ekzekutive e atëhershme Kristalina Georgieva dhe një nga këshilltarët e saj, përfundoi një hetim i kryer nga firma ligjore e Uashingtonit WilmerHale për bankën.




















