OKB ka paralajmëruar se planeti është drejt një rritje katastrofike të temperaturave këtë shekull. Gjatë vitit 2020, janë shënuar temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë.
Këto temperatura kanë ‘sfiduar’ edhe vitin 2016 që konsiderohej si më i nxehti në histori. Si pasojë e ngadalësimit global ekonomik për shkak të pandemisë erdhi edhe i nxehti i madh këtë vit.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres, është shprehur se ritmi i pamëshirshëm i ndryshimit të klimës po e shkatërron jetën në planet.
Ai u shpreh se dekada 2011-2020 ka qenë me e ngrohta e regjistruar ndonjëherë. Sipas Guterres, temperatura mesatare globale në vitin 2020 ishte rreth 14.9 gradë celcius.
Faza e ftohtë “La Nina” e ciklit të temperaturave të sipërfaqes së Oqeanit Paqësor “vendosi një frenim në nxehtësi vetëm në fund të vitit”, tha OBM, ndërsa ky fenomen pritet të vijojë edhe gjatë 2021.