Policia e Elbasanit ka vënë në pranga shtetasin Adem Muça 56 vjeç banues në në fshatin Labinot Mal, pasi gjatë një konflikti ka goditur me thikë 41- vjeçarin K.D., banues në të njëjtin fshat.
41-vjeçari ndoshet në Spitalin Ushtarak Tiranë , në gjendje të rëndë.Mësohet se i dëmtuari me të dyshuarin ndodheshin në një lokal bashkë, por jo në gjendje të dehur, kur pas debateve me fjalë për motive që mbeten ende për t’u sqaruar, situata ka degraduar deri në plagosje.
Muça akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
















