Sipas Policisë, incidenti ka ndodhur të dielën rreth orës 11:30, në fshatin Karaqevë të Kamenicës.
Pasi kishin pranuar informacionin për të shtëna, zyrtarët policorë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë konfiskuar një armë “Kallashnikov”, një karikator të zbrazët dhe si dëshmi dy gëzhoja plumbash.
Nga hetimet e para Policia ka kuptuar se i dyshuari gjatë një ahengu familjar ka gjuajtur me “Kallashnikov” dy herë në mënyrë të pakontrolluar, me ç’rast ka plagosur në kraharor kushërirën e tij.
“Viktima ёshtё dërguar në Spitalin Rajonal të Gjilanit. Fatmirësisht gjendja e saj shëndetësore sipas raportit të mjekut është në përmirësim”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Të gjithë familjarët janë intervistuar në prani të prokurorit, ndërsa i dyshuari edhe në prezencën e avokatit mbrojtës.
Me urdhër të prokurorit të shtetit lënda procedohet në Gjykatë.
KALLXO.com ka shkruar vazhdimisht për arrestimet dhe konfiskimet e armëve nga Polica gjatë ahengjeve familjare.






















