“Rreth orës 8:45 kemi pranuar një informatë se në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës 4:32 është dëmtuar Banka Private e Biznesit. Njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes mirëpo akoma nuk mund të themi saktë sa është vlera e dëmit të shkaktuar” tha Bislimi për Llapi.info.
Të dhënat për vlerën e dëmit të shkaktuar Bislimi tha se mund të bëhen të ditura më vonë pas kontaktit me pronarin e kësaj banke.






















