Po ashtu LDK-ja akuzoi kompaninë se është e afërt me Vetëvendosjen, si dhe është biznes i shuar kohë më parë.
Por, lajmi.net mëson se njëra nga të punësuarat në këtë kompani, është reja e ish kandidatit të Vetëvendosjes për deputet, Nazmi Mikullovcit.
Bëhet fjalë për Njomza Kalaveshin. Në llogarinë e saj në Facebook ajo figuron si e punësuar në UBO Consulting.
Bile Njomza Kalaveshi është falënderuar publikisht në Facebook nga Burim Piraj, një sipërmarrës kosovar, për një sondazh të mëhershëm të kryer për kompaninë e tij nga UBO Consluting.
Bashkëshorti i Njomza Kalaveshit, Mentor Mikullovci, në fotografitë e tij në Facebook, ka edhe një të fushatës zgjedhore të babait të tij, Nazmi Mikullovci, i cili në zgjedhjet e vitit 2010 garonte për Vetëvendosjen me numër 79. /Lajmi.net/
LDK i kërkon UBO Consulting të tregojë se sa para mori nga Vetëvendosje për sondazhin


























