• Latest
  • Trending
  • All

Pikëpamja mbi marrëveshjen Kosovë-Serbi: BE-ja po e ‘përpunon’ Beogradin

28/01/2023

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 15 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Pikëpamja mbi marrëveshjen Kosovë-Serbi: BE-ja po e ‘përpunon’ Beogradin

28/01/2023
in Aktualitet

Brukseli dhe Uashingtoni duan të shtyjnë përpara atë që e shohin si një kompromis: “Serbia de fakto ta njohë Kosovën dhe Kosova u jep serbëve ‘të saj’ autonominë. Ajo qasje megjithatë ka dobësi”, shkruan zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” (NZZ).

Në të përditshmen zvicerane NZZ, njohësi  i mirë i zhvillimeve në Serbi dhe ish-korrespondenti i asaj gazete nga Beogradi, Andreas Ernst, ka shkruar një artikull me titull “BE i paraqet ultimatum të pjesshëm Serbisë në lidhje me Kosovën”.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Autori shprehet se Serbia ka përvojë historike me ultimatumet. “Në vitin 1914, pas atentatit në Sarajevë, Austro-Hungaria kërkoi që Beogradi të lejonte hyrjen e organeve të tij hetimore në vend. Dhe në vitin 1999, fuqitë perëndimore kërkuan nga Serbia që NATO të merrte kontrollin e Kosovës. Dy herë Beogradi refuzoi dhe të dyja herë pasoi një sulm. Ndoshta kjo shpjegon reagimin e ashpër publik ndaj fjalimit televiziv të presidentit Aleksandar Vuçiç në fillim të javës, në të cilin thuhej se ‘pesëshja e madhe’ i kishte dhënë ultimatum për çështjen e Kosovës”.

Ultimatum i plotë apo gjysmë?

Siç transmeton DW në gjuhën serbe, më pas autori thekson faktet e njohura: Vuçiç tha se refuzimi i propozimit të të pesëshes do të çonte në sanksione politike dhe ekonomike, ndërprerje të negociatave të anëtarësimit me BE-në dhe tërheqje të investimeve evropiane nga Serbia.

“Kaq për interpretimin e Vuçiçit. Ekzistenca e një ultimatumi të tillë u mohua nga ambasadori francez në Beograd, si dhe nga kolegët e tij gjermanë. Diplomatët thanë se nuk duan të shantazhojnë askënd dhe as t’i ekspozojnë ndaj sanksioneve”, transmeton Telegrafi.

Autori përkujton se diplomatët pretendojnë se duan vetëm të ndihmojnë Beogradin dhe Prishtinën për të gjetur një rrugëdalje nga një situatë e vështirë. Por shpreh edhe qëndrimin e tyre: nëse ai shans humbet, do të ketë pasoja.

“Pra, gjysmë ultimatumi?” bën një pyetje ironike Ernst.

Njohje faktike, por jo juridike

Në vazhdim të tekstit, autori trajton propozimin që u doli mbi bazën e rregullimit të marrëdhënieve mes dy Gjermanive nga viti 1972, dhe që ka dhjetë vjet në tryezë. Sipas tij, të dyja palët e njohin ekzistencën e tjetrës, kanë komunikim ekonomik dhe politik, por nuk kanë marrëdhënie diplomatike.

“Bëhet fjalë për njohje reciproke faktike, por jo juridike”, shkruan gazeta zvicerane dhe rikujton se dispozita më e rëndësishme për Kosovën është që Beogradi të mos krijojë pengesa për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare. “Anëtarësimi në Kombet e Bashkuara dhe në Këshillin e Evropës do të ishte një hap i rëndësishëm për Kosovën në rrumbullakimin e të ashtuquajturit krijimi i jashtëm i shtetësisë”.

Në tekst, NZZ trajtoi aspekte të tjera të fjalimit televiziv të Vuçiçit: luftën në Ukrainë, marrëdhëniet ekonomike me Gjermaninë, nga të cilat varen dhjetëra mijëra vende pune.

“Opozita e fragmentuar nuk do t’i përgjigjet thirrjes së tij që vendi të tregojë unitet. Ajo e akuzon Vuçiçin se i është bindur ultimatumit dhe se ka tradhtuar vendin. Edhe në partinë e tij ankohen. Por askush nuk guxon të kundërshtojë hapur presidentin mbizotërues”

Në analizën e tij, autori më pas iu kushtua Albin Kurtit. “I mbërthyer është edhe kundërshtari i Vuçiçit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Derisa BE-ja po e përpunon Beogradin, amerikanët janë të ngarkuar me Kosovën. Meqenëse Kurti refuzon rreptësisht të lejojë formimin e një Asociacioni pjesërisht autonom të komunave serbe në Kosovë, ambasada amerikane i mori gjërat në duart e veta dhe filloi konsultimet me partitë dhe organizatat joqeveritare.

“Për Kurtin, i cili e sheh veten si luftëtar antikolonial për çlirim, fillimisht nga Serbia dhe më pas nga protektorati i Kombeve të Bashkuara, ky është një provokim i pabesueshëm: përfaqësuesit e një superfuqie po ndërhyjnë drejtpërdrejt në kompetencat e qeverisë. Megjithatë, ai nuk mund t’i lejojë vetes rezistencë të hapur ndaj amerikanëve. Amerika është e popullarizuar në Kosovë dhe ata e konsiderojnë atë garantuese të ekzistencës së shtetit”.

Në fund, autori nxjerr përfundim se presioni ndaj Beogradit dhe Prishtinës është rezultat i synimit për të shmangur me çdo kusht destabilizimin e Ballkanit gjatë konfrontimit me Rusinë.

“Brukseli dhe Uashingtoni duan të përdorin forcat e bashkuara për të arritur atë që ata e shohin si një kompromis: Serbia në fakt e njeh Kosovën, kurse Kosova u jep autonomi serbëve ‘të saj’. Megjithatë, kjo qasje ka dobësi. Nga këndvështrimi serb, nuk është kompromis – në fund të fundit, është e qartë se pas njohjes faktike do të duhej të pasonte njohja juridike, ky është kuptimi i planit”.

“Edhe më e rëndësishmja: Perëndimi ka një potencial të madh sanksionesh që mund t’i përdorë kundër Beogradit dhe Prishtinës, por nga ana tjetër, nuk ka asnjë nxitje për të ofruar si shpërblim për sjelljen e mirë. Ajo që funksionoi më parë, premtimi për anëtarësim në Bashkimin Evropian, është bërë i pabesueshëm. Serbia dhe Kosova e dinë se pengesat për anëtarësim në BE janë të pakapërcyeshme. Edhe një herë tregohet se, nëse Bashkimi Evropian dëshiron të veprojë me sukses strategjik, i duhen forma të reja të integrimit të shteteve problematike”

Previous Post

Si e spiunoi ish-e dashura McGonigal, rrëfimi: FBI më erdhi me foton e Ramës në derë, tregova gjithçka mbi valixhet me para

Next Post

The Chicago Tribune/ Wilson: Nëse më jepet mundësia, do t’i ndihmoj sërish shqiptarët…

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

The Chicago Tribune/ Wilson: Nëse më jepet mundësia, do t’i ndihmoj sërish shqiptarët…

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.