Fillimisht, konkursi është hapur më 27 prill dhe data e skadimit ka qenë më 16 maj, pasi që asnjëra nga propozimet e bëra nuk ka kaluar. Pastaj, konkursi është rihapur me datë 2 qershor, dhe është mbyllur më 23 qershor, përsëri nuk ka kaluar asnjë propozim. Më 6 korrik është rihapur përsëri dhe është mbyllur me datë 28 korrik. Edhe ky ka dështuar. Së fundi, konkursi është hapur më 9 gusht dhe do të jetë i hapur deri më datën 29 të këtij muaji.
Besim Mulaj nga zyra e prokurimit të Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës ka thënë për lajmi.net se pret që në këtë konkurs të këtë oferta më serioze. “Ne i kemi angazhuar dy skulptorë dhe një piktor, pasi nuk kemi staf profesional. Tri herët nuk janë vlerësuar bucelet, pasi që sipas komisionit nuk i kanë plotësuar kushtet që të shkojnë më tutje. Pra, ne asnjëherë nuk kemi mbërri me hap dokumentacionin dhe me i pa ofertat, pasi po dështon në fazën fillestare, pra nuk po kalon bucela. Shpresojmë që në këtë herë të ketë oferta me serioze”, ka thënë Mulaj.
Realizimi në skulpturë të shtatores kushtuar ambasadorit William Walker sipas kërkesave te specifikuara nga ana e Autoritetit Kontraktues, kompozimi i bustit do të përfshijë pamjen figurative të ambasadorit Walker”. Lartësia e shtatores duhet të jetë (orientuese) 350-400 cm. Materiali i fortë përfundimtar i bustit është bronzi dhe postamenti eventual nuk do të jetë pjesë e ofertës së artistit.
Për këtë projekte janë zotuar 100 mijë euro nga Agjencia për menaxhimin e Komplekseve Memoraiale.
Ndërkohë, janë katër nën kritere që do të aplikohen në vlerësimin e projekteve.
Kriteri i parë që vlerësohet me 40 pikë është kompozicioni artistike i shtatores (zgjedhja kompozicionale artistike e shtatores duhet të jetë në harmoni dhe të respektojë dimensionet dhe funksionin e hapësirës ku do te vendoset shtatorja ). Me 30 pikë do të vlerësohet shprehja figurative me të cilën reflektohen tiparet dhe personaliteti i Ambasadorit Ëilliam Ëalker. Me 15 pikë vlerësohet shkalla e integrimit të shtatores në hapësirën ku planifikohet të vendoset (Të prezantohen 3D pamje nga minimum 3 kënde të ndryshme), dhe po më 15 pikë vlerësohet origjinalitet, raporton lajmi.net.
Ndërsa, proporcioni i vlerësimit me 70 për qind pikë teknike- zgjidhja artistike, dhe 30 për qind çmimi i favorshëm. Pikët llogariten duke marrë për bazë pikët artistike dhe çmimin.
Ish shefi i Misionit Vëzhgues të OSBE-së, William Walker, do të përjetësohet në bronz pranë Kompleksit Memorial të Reçakut, aty ku pushojnë trupat e 45 civilëve të këtij fshati, të vrarë nga forcat serbe më 15 janar të vitit 1999. Ndërsa, ambasadori, tashmë në pension, ka qenë i pranishëm në ceremoninë e vënies së gurthemelit të shtatores, pikërisht në 17 vjetorin e kësaj masakre.






















