Pfizer Inc (PFE.N) ka paditur një punonjëse për një kohë të gjatë për vjedhjen e dyshuar të dokumenteve konfidenciale, duke përfshirë disa që lidhen me vaksinën e saj COVID-19, ndërsa ajo përgatitej t’i kalonte te një konkurrent.
Në padinë e depozituar në gjykatën e San Diegos, kompania ka bërë të ditur se bëhet fjalë për punonjësen Chun Xiao Li, e cila ka shkelur marrëveshjen e “besueshmërisë”, duke nxjerrë mbi 12.000 dokumente nga data e të dhënave pa miratim dhe duke i kaluar ato në kompiuterin personal (lap-top).
“Për shkak të numrit të madh të dokumenteve që Li ka marrë në mënyrë të paligjshme, Pfizer duhet të jap leje për një gjë të tillë kur bëhet fjalë për dokumente konfidenciale”, thuhet në aktpadinë e kompanisë amerikane.
Materialet e vjedhura përfshijnë vlerësime të brendshme dhe rekomandime për vaksinën kundër koronavirusit nga Pfizer dhe BioNtech, si dhe për marrëdhëniet me partnerin gjerman për vaksinën, e për lidhjet me antitrupat sa i përket sëmundjes së kancerit.
Nga kompania Pfizer është thënë që Li që ishte asistente e drejtorit për statistikë, në shumë raste ka tentuar të mbulojë gjurmët e asaj çfarë kishte bërë.
Pfizer thotë se Chun Xaio Li, ngarkoi më shumë se 12,000 file, duke përfshirë “dokumentet konfidenciale të Pfizer”, në një llogari personale të Google Drive dhe në pajisjet personale.
Kompania thotë se “duhet të kuptojë ende shtrirjen e plotë” të vjedhjes së supozuar falë “numrit të madh” të dokumenteve të përfshira. Padia e kompanisë fokusohet në vaksinën e COVID-19, Comirnaty, dhe dy antitrupa monoklonalë të kancerit.
Gjithashtu thuhet se e akuzuara ka refuzuar të përgjigjet sesi kishte arritur t’i merrte dokumentet dhe pse e kishte bërë një gjë të tillë – duke mos harruar edhe çështjen që sipas tyre po i shqetëson shumë – ku gjenden ato dokumente tani?



















