Një traget i linjës Vlore–Brindisi ka përplasur një peshkarexhe me tre peshkatare ne bord, ne oret e para te mëngjesit te sotëm. Ngjarja ka ndodhur ne afërsi te ishullit te Sazanit, ne zonën e peshkimit, teksa trageti kishte si destinacion portin e Vlorës. Peshkatarët dëshmojnë se nuk kane dëgjuar asnjë sirene te tragetit, megjithëse kane tentuar te njoftojnë ne radio se ishin duke u përplasur. Peshkarexha “Ana”, 17,5 metra e gjate, u fundos 7 minuta pas goditjes. Ndërkohë qe situata për pasagjeret e tragetit ka qene me e lehte për shkak se shumica prej tyre nuk e kane ndjere goditjen pasi kane qene ne gjumë. Megjithatë disa tregojnë se trageti u kthye pas 30 minutash per te shpëtuar ekuipazhin e peshkarexhes se goditur. 3 Peshkatarët nuk kane pësuar lëndime, ndërkohë qe po punohet për zbardhjen e plote te ngjarjes, linja Vlore-Brindisi është pezulluar.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















