• Latest
  • Trending
  • All

Pezullimi i emigracionit në SHBA, ja për sa kohë nuk jepen Green Cards

22/04/2020

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 6 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Pezullimi i emigracionit në SHBA, ja për sa kohë nuk jepen Green Cards

22/04/2020
in Aktualitet, Aktualitet, Bota, Dhe të tjerat, Diaspora, Lajme

Presidenti Donald Trump njoftoi të martën atë që ai e përshkroi si një “pezullim të përkohshëm të imigracionit në Shtetet e Bashkuara”.Por ai tha se urdhri ekzekutiv që ai planifikon ta nënshkruajë të mërkurën do të vlente vetëm për ata që kërkojnë qëndrim të përhershëm dhe jo për punonjësit e përkohshëm.

Presidenti Trump tha se ai do të vendoste një pauzë 60-ditore në lëshimin e kartave jeshile në përpjekje për të kufizuar konkurrencën për vendet e punës në një ekonomi amerikane të goditur rëndë nga koronavirusi. Por ai tha se do të ketë “përjashtime të caktuara” në urdhrin ekezekutiv, të cilat personeli i tij ishte ende duke hartuar mbrëmjen e së martës.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Një zyrtar i administratës i njohur me planet e tij kishte thënë më herët se urdhri do të përqendrohej në parandalimin e njerëzve nga marrja e lejes për të jetuar dhe punuar në Shtetet e Bashkuara. Kjo do të përfshinte ata që aplikojnë për kartat jeshile të bazuara në punësim dhe bashkim familjar përmes poseduesve të tanishëm të kartave jeshile që nuk janë shtetas. Shtetasit amerikanë që dëshirojnë të sjellin në Shtetet e Bashkuara anëtarë të familjeve të tyre do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë, sipas zyrtarit, i cili foli në kushte anonimiteti për agjencinë e lajmeve Associated Press përpara se të njoftohej plani. Rreth një milion karta jeshile u lëshuan në vitin fiskal 2019, rreth gjysma e tyre ishin për bashkëshortët, fëmijët ose prindërit e shtetasve amerikanë.

Duke kufizuar masën e tij të imigracionit në kartat jeshile, Presidenti Trump la të paprekur qindra mijëra punëtorë të huaj të pajisur me viza jo-imigruese çdo vit, duke përfshirë punonjës të fermave, kujdesit shëndetësor dhe programuesit e programeve kompjuterike.

Presidenti Trump ka mbështetur prej kohësh kufizimet si ndaj imigracionit të ligjshëm ashtu edhe atij të paligjshëm dhe ka ngritur shqetësime prej vitesh në lidhje me të huajt që konkurrojnë me qytetarët amerikanë për vendet e punës.

Por ai mohoi se ai po përdorte virusin për të mbajtur një nga premtimet e tij kryesore të vitit 2016, gjatë një viti zgjedhor. “Jo, nuk po e bëj këtë”, tha ai.

Presidenti Trump shpesh e ka zhvendosur vëmendjen në çështjen e tij të rëndësishme të imigracionit kur është kritikuar. Ai beson se kjo çështje e ndihmoi të fitonte zgjedhjet e vitit 2016 dhe do të vazhdoj të gjallërojë bazën e tij besnike të mbështetësve në fushatën për rizgjedhje që pritet të jetë brutale.

Në Shtëpinë e Bardhë, ai tha, “Duke ndalur (përkohësisht) imigrimin, ne do të ndihmojmë t’i vendosim të parët në radhë amerikanët e papunë, ndërsa Amerika rihapet, kjo është e rëndësishme. Do të ishte e gabuar dhe e padrejtë për amerikanët e pushuar nga puna për shkak të virusit që të zëvendësoheshin me punëtorë imigrantë të ardhur nga jashtë.”

Ai tha se kushtet ekonomike do të jenë përcaktuese në vendimin për të zgjatur apo jo këtë masë.

Në kushte normale një ndalesë mbi imigracionin do të prekte miliona njerëz, por një pjesë e madhe e sistemit të imigracionit tashmë ka ndalur operacionet për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Kritikat ndaj vendimit të ri të Presidentit Trump ishin të shpejta. Ali Noorani, president i Forumit Kombëtar të Imigracionit, vuri në dukje se mijëra punonjës të kujdesit shëndetësor të lindur jashtë vendit aktualisht po trajtojnë njerëz me COVID-19 dhe po punojnë në sektorë kritikë të ekonomisë.

Andrea Flores nga Unioni Amerikan i Lirive Civile tha se Presidenti Trump duket se është “më shumë i interesuar për të ndezur flakën e anti-imigracionit sesa të shpëtojë jetë”.

Por Jessica Vaughn, drejtore e studimit të politikave në Qendrën për Studime të Imigracionit, e cila favorizon nivele më të ulëta të imigracionit, tha se eleminimi i miliona lejeve të punës dhe vizave do të “krijonte menjëherë” vende të reja pune për amerikanët dhe punonjës të tjerë të ligjshëm, edhe pse shumica e bizneseve janë mbyllur për shkak të urdhërave për distancim fizik dhe qëndrim në shtëpi.

Me anë të një komenti në Twitter, presidenti e quajti shpërthimin e koronavirusit “sulm nga një armik i padukshëm”, dhe përmendi “nevojën për të mbrojtur vendet e punës të qytetarëve amerikanë”.

Vendimi u përcoll me kritika edhe nga disa demokratë, të cilët e cilësuan atë si përpjekje për të larguar vëmendjen nga situata. Ata e akuzojnë administratën për reagim të ngadaltë dhe të mangët ndaj koronavirusit.

Imigracioni në Shtetet e Bashkuara është pezulluar në pjesën dërrmuese falë kufizimeve të lëvizjes në kufi, të cilat u vunë në zbatim në përgjigje të përhapjes së epidemisë.

Në muajin mars, administrata Trump mbylli kufijtë me Meksikën dhe Kanadanë për udhëtimet jo thelbësore, si dhe ndaloi hyrjen e çdo shtetasi të huaj që në 14 ditët e kaluara ka qenë në Kinë, Iran apo vendet e Shengenit.

Misionet diplomatike amerikane kanë vazhduar të japin viza për raste emergjente, në varësi të mundësisë së personelit që është nën urdhra të izolimit social. Një zyrtar i Departamentit të Shtetit tha në mars se SHBA janë të gatshëm të punojnë me personat që kanë marrë miratim si të kualifikuar për një vizë të caktuar, përfshirë viza për specialistë të shëndetësisë.

Administrata Trump njoftoi kohët e fundit zbutjen e rregulloreve për punonjës të bujqësisë, të cilët vijnë në SHBA me vizën H2A për të ndihmuar në sezonin e mbjelljeve apo në periudha të tjera të ngarkuara për këtë sektor.

Kufizimi i imigracionit ka qenë përparësi kryesore e zotit Trump, i cili është kritikuar se fillimisht nuk i kushtoi rendësi koronavirusit.

Analistë nga institute Cato, që beson në reduktimin maksimal të rolit të qeverisë në shoqëri dhe ekonomi, thanë në një blog se presidenti gëzon autoritetin për të kufizuar imigracionin për të mbrojtur shëndetin publik.

Departamenti amerikan i Shtetit përllogarit se gjatë vitit fiskal 2019 u miratuan rreth 462 mijë viza imigracioni dhe 577 mijë vetë fituan statusin e rezidentit të përhershëm.

Deri tani Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të lartë të rasteve të koronavirusit në botë, me mbi 804 mijë infektime të konfirmuara dhe mbi 43 mijë të vdekur, sipas universitetit Johns Hopkins.

Ndërkohë ekspertë të shëndetit publik paralajmërojnë se veprime të tjera që po ndërmarrin vetë amerikanët mund të ndikojnë në përhapjen e mëtejshme të epidemisë.

Eksperti kryesor amerikan i sëmundjeve infektive Anthony Fauci paralajmëroi protestuesit që kanë mbushur rrugët në shumë qytete duke kërkuar rihapjen e ekonomisë, pa përfillur urdhrat e guvernatorëve për të qendruar në shtëpi, duke thënë se vendi nuk do të rimëkëmbet dot ekonomikisht pa u vënë nën kontroll koronavirusi. Në disa shtete amerikane ditët e fundit ka patur protesta në rrugë kundër guvernatorëve të këtyre shteteve. /VOA

Previous Post

Covid-19/ Lajmi i mirë nga Britania e Madhe: Të enjte nis testimi i vaksinës tek njeriu

Next Post

E papritur/ Jep dorëheqjen në situatën Covid 19 drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

E papritur/ Jep dorëheqjen në situatën Covid 19 drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.