• Latest
  • Trending
  • All

Peza: Për shëndetësinë do t’u jemi borxh edhe për ca vite

24/10/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 4 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Peza: Për shëndetësinë do t’u jemi borxh edhe për ca vite

24/10/2015
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Kryetari i Komisionit të Medias shprehet se, megjithëse drejtësia në Shqipëri është një proces i ndërlikuar, këtë radhë shpresat për zbardhjen e çështjes së CEZ-it janë shtuar edhe për nga asistenca e ekspertëve të FBI

Intervistoi Fejzi Braushi

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

“Për shëndetësinë, edhe për ca vite të tjera do t’u jemi borxh qytetarëve”, thotë Alfred Peza, duke pranuar mes rreshtave se situata në këtë sektor është larg premtimeve të fushatës elektorale të socialistëve. Ai gjykon se ritmet e zhvillimit të vendit dhe standardi i shërbimit në shëndetësi, nuk shkojnë gjithnjë në përpjesëtim të drejtë me njëri-tjetrin. Peza jep edhe një lajm tjetër në intervistën për “Mapon” kur thotë se, nëse opozita nuk e miraton draftin e reformës në drejtësi (pasi të kthehet nga Komisioni i Venecias), atëherë mazhoranca i ka 93 votat për ta miratuar atë.  

Zoti Peza, debati më i pranishëm kohët e fundit ka qenë ai për CEZ. A kanë krijuar pasojat e tij një klimë mosbesimi mes PS dhe LSI?

Debati për çështjen “CEZ”, më shumë se një epruvetë për të eksperimentuar klimën e besimit mes PS-së dhe LSI-së, është një letër lakmuesi, për të provuar nivelin e pehashit në trupin e politikës dhe shoqërisë shqiptare. E kam pasur 7 (neutral) nivelin e pehashit për këtë rast, pasi e di përfundimin e kësaj historie. Sepse ajo nuk është gjë tjetër, veçse seria e re e një telenovele të vjetër. Që ka për skenaristë dhe regjisorë, të njëjtët protagonistë të këtyre 25 viteve pluralizëm. Është historia e atyre që për të fshehur zullumin e madh real, ngrenë në qiell një vorbull edhe më të madhe virtuale. Me shpresën që zallamahia e saj do mund të mbulojë me shoshë diellin e katrahurës së tyre në kurriz të financave publike, ligjeve, rendit kushtetues dhe mënyrës së (sh)përdorimit të pushtetit. Është telenovela e historisë sonë të dhimbshme, që nisi me serinë e shkatërrimit të pasurisë sonë kombëtare, në emër të luftës kundër komunizmit; vijoi me grabitjen e parave të shqiptarëve në piramidat e 1997, që gati na çoi në buzë të humnerës vëllavrasëse; u pasua me vrasjen e Azem Hajdarit që u tentua të mbulohej me një tentativë për grusht shteti; vijoi me tragjedinë e Gërdecit që po jetësohet në një film Hollivudi, për historinë më të pabesueshme të rolit të shtetit në trafikun ndërkombëtar të armëve; për të kulmuar me ngjarjet e 21 janarit 2011 ku katër vrasjet e të pafajshmëve u tentua të eklipsoheshin me skenarët imagjinarë për marrje pushteti me gazetarë puçistë, stilolapsa e çadra pistoletë, kryeprokurore “lavire” e President “horr bulevardi”. Kjo telenovelë që ka brenda saj edhe shumë seri të ngjashme, ushqehet e transmetohet bruto nga një pjesë e mediave, që bëjnë sikur nuk e shohin ujkun dhe kërkojnë të na tregojnë me zell, gjurmët.

Debati për ÇEZ, nuk është gjë tjetër, veçse seria e re e telenovelës së vjetër, me titullin: Hajduti thërret, kapeni hajdutin! Duke qenë se telenovelat kanë magjinë që të mbajnë të ngërthyer para ekranit masën më të madhe të njerëzve të ngeshëm, sigurisht që komentet e tyre mund të infektojnë për pak kohë, edhe ndonjë prej aktorëve të saj. Por, kur perdet të bien dhe prozhektorët të ndizen, ajo që mbetet, është veç lodhja nga kotësia e serialeve mediokër të këtij zhanri. E ndërsa kujtimet e këtij debati nisin të shuhen, bashkë me të vërtetën që kurrë nuk po arrin të zbardhet, në vend të drejtësisë dhe ndëshkimit në ndonjë qeli të ftohtë, skenaristi dhe regjisori ndoshta kanë filluar të punojnë në vilat a zyrat luksoze, për të na servirur, serinë e radhës. 

Më në fund, pas akuzave politike KLSH-ja e çoi çështjen në Prokurori, duke kallëzuar ministrin Gjiknuri. Pse socialistët mendojnë se akti është i pilotuar nga opozita?

Në këtë qytet, për fatin e mirë në këtë rast, të gjithë e dinë se kush ndikon apo dikton kë. Por nuk merrem me këtë pjesë. Drejtësia, edhe ajo për ngjarje që janë në dritë të diellit e janë zhvilluar në sy të të gjithëve, është një proces i ndërlikuar. E cila kalon nëpër shumë hallka dhe etapa. Ashtu siç edhe rendi i gjërave në këtë jetë që njohim ne, është me një fillim, me vijim dhe me një fund. Me një shkak dhe me një pasojë. Me veprime apo mosveprime. Mozaiku, për t’u shijuar, nuk vlerësohet vetëm nga një gur, por nga bashkësia dhe kombinimi i gjithë gurëve që e përbëjnë atë. Ndaj duhet të kemi durimin për të parë hetimin tërësor të kësaj dosje. Nga momenti i fillimit të negociatave, firmosja e marrëveshjes, ardhja e ÇEZ në Shqipëri, qëndrimi, aktiviteti, largimi e deri tek marrëveshja për të cilën është kallëzuar ministri Gjiknuri. Shpresat se drejtësia mund të bëhet e drejtë këtë radhë, janë shtuar edhe nga asistenca e ekspertëve të FBI në këtë çështje.   

Ka zëra mediatikë se pas kreut të KLSH-së, Leskaj, mund të jetë dhe ndikimi i kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, për shkak të dyshimeve se dosjen e ‘CEZ’ dhe implikimin e Metës e ka nxjerrë fillimisht në publik ministri Gjiknuri. A keni një koment?

Hyj tek ajo kategori njerëzish që kanë aq respekt për veten, sa të mos kenë kohë jo vetëm që të mos ushqejnë, por as të mos i shohin fare telenovelat.

Pas fashitjes së luftës së ftohtë Rama-Meta për CEZ-in, janë disa gjeste politike të LSI-së e Metës, që e kundërshtojnë këtë detante; kërkesa për ndryshime në qeveri; takimi i Spartak Brahos në qeli me Ismail Morinën, prania e Metës në ceremoninë e Presidentit së bashku me kreun e opozitës dhe tërheqja e veshit për vëmendjen ndaj të përmbyturve ….?

Një shprehje e njohur thotë se “djalli fshihet tek detajet”. Por, nga ana tjetër gjethet që kemi përpara syve, nuk duhet të na pengojnë për të parë pyllin që shtrihet anekënd. Në Shqipëri, që të nesërmen e krijimit, fillojnë kërkesat e opozitës për rrëzime qeverish. Në media flitet sistematikisht për ndryshime ministrash. Në ambiente informale, edhe brenda llojit, brenda mazhorancës, brenda LSI apo brenda PS flitet për to. Ambicia, smira, thashethemi, intriga, të dëshiruarit e gjësë së tjetrit, janë njerëzore. Por ato nuk duhet të na pengojnë që të bëjmë gjithnjë e më pak një debat real e serioz, me prova e argumente, për performancën e qeverisë dhe ministrave. Për ritmet e realizimit të premtimeve elektorale dhe programit qeverisës. Për nevojat dhe alternativat. Për prioritetet dhe ritmet e ndryshimit. Për programe dhe strategjitë e zhvillimit. Për rritjen ekonomike dhe uljen e varfërisë. Për të ardhurat e shpenzimet. Për reformat dhe investimet. Për arsimin dhe shëndetësinë. Për ndotjen dhe gjelbërimin. Për artin dhe kulturën. Për sportin dhe turizmin. Për dritat, rrugët e ujin. Por nga mënyra se si po bëhen debatet në këtë vend, duket sikur Ismail Morina është më i rëndësishëm se Ismail Qemali. Kur kërkohen ndryshimet, a thua se në qeveri nuk janë edhe 5 ministra të LSI-së. Të gjithë e kanë parë Ilir Metën në ceremoninë e Presidentit me futbollistët kuq e zi, por askush çuditërisht nuk sheh krah tij ministren e sportit. Të gjithë bëjnë sikur vënë re tërheqjen e veshit për vëmendjen ndaj të përmbyturve, por gjithkush bën sikur nuk e di që ministri i Bujqësisë, transportit e Mjedisit janë të LSI dhe ai zë i arsyeshëm i Ilir Metës mund të ketë qenë një kritikë edhe për ta. Ashtu si diellin kur e sheh me teleskop, arrin të dallosh ca njolla të errëta, edhe qeverinë e koalicionit tonë, sado mirë të punojë, teleskopi i opinionit patjetër që do gjejë gjëra për të kritikuar. Si edhe dielli atje lart në qiell, e rëndësishme është që qeveria këtu në Tiranë të mos ndalet për asnjë çast së punuari për të ngrohur sa më mirë interesat e qytetarëve të vet.

Duke i kaluar lëvizjet konvencionale të ditës, a është e kënaqur PS nga dy vitet e bashkëqeverisjes me LSI dhe mënyrën se si ajo po menaxhon pjesën e saj të pushtetit?

Stereotipi i debatit publik në Shqipëri ka filluar të marrë trajtën e përrallës së vjetër: A i ke dhënë ujë gomarit? Për aq kohë sa dukej se mazhoranca nuk kishte asnjë problem, opozita dhe mediat pranë saj tregoheshin shumë të shqetësuara. Gati-gati duke besuar se ky udhëtim si në vaj mes PS-së dhe LSI-së, mund të kishte prapa saj një pakt të fshehtë. Sipas së cilës, sinoret ishin të ndarë dhe të dyja palët kishin rënë dakord në qetësi për t’i grabitur shqiptarët. Dhe në emër të gjoja këtij shqetësimi, opozita bënte diversion, herë duke i quajtur Ramën dhe Metën si bashkëkryetarë të mazhorancës, herë si bashkëkryeministra e herë Ilir Metën si një njeri që ia kishte futur Edi Ramës, të dyja këmbët në një këpucë me numrin 50. Por, kur pas zgjedhjeve lokale të 21 qershorit, dukej se tek tuk kishte ndonjë qejfmbetje, u kthye pllaka. Tani opozita dhe mediat filluan t’i bien melodisë se patjetër ka diçka të thellë që nuk shkon brenda nesh dhe o burra morën qirinjtë dhe elektrikët e dorës, për të kërkuar zgafellet e padukshme. Jo në një marrëdhënie qeverisëse e një koalicioni me rreth 90 vota në Parlament, por edhe në një familje me dy a më shumë veta, të gjitha gjërat nuk shkojnë fjollë për 4 vjet me radhë. Sepse kjo do të ishte diçka shumë prozaike, monotone dhe vdektare. Por, nëse herë pas here duket sikur ka ndonjë fërkim edhe në këtë mazhorancë, ato deri tani janë aq të parëndësishme për thelbin e filozofisë që e mban atë në këmbë, sa ato duken si një tufë me hurdha, për syrin e keq të opozitës.

Po për qeverisjen në total, çfarë opinioni keni, a do të firmosnit para dy vitesh këtë nivel qeverisjeje dhe performance që kemi sot?

Për disa gjëra do të firmosja, e për disa të tjera jo. Nuk do firmosja për rënien e republikës së kanabisit në Lazarat; për reformën e thellë në energjetikë, që nga pagesat e faturave deri tek rimëkëmbja financiare e sektorit. Ashtu siç nuk do firmosja për reformat e pensioneve, në sistemin arsimor, në luftën kundër informalitetit në ekonomi, shlyerjen e malit të borxhit që qeveria i kishte biznesit për punët e përfunduara, për hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit, për kompensimin financiar të ish të përndjekurve politikë, për realizimin e projektit të rilindjes urbane në qendrat e qyteteve kryesore të vendit, etj. Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, rritja ekonomike u ngjit mes 2.5- 3%, ose dy herë më e madhe se rritja në 2013 (1.3%) kur erdhëm në pushtet. Shenjë e mirë se pas zgjidhjes edhe të problemit të kredive të këqija në banka, ekonomia do nisë të performojë në nivelet e dhjetë viteve më parë, para se efektet e krizës globale të ndiheshin edhe në Shqipëri. Do firmosja edhe para dy vitesh, për ritmin e legalizimeve, për investimet që synojnë kurimin e imazhit të vendit, për ritmin e hapjes së vendeve të reja të punës, për investimet në sport, infrastrukturë, etj. Ky vend ka ende shumë probleme. Por më emergjentet konsideroj se janë reforma në drejtësi, përcaktimi i minimumit jetik, lufta kundër varfërisë, zhvillimi i industrisë së detit, subvencionet në bujqësi, investimet në agroturizëm dhe gazifikimi i vendit.

Për shëndetësinë ka shumë akuza për korrupsion, ankesa të publikut dhe mjekëve për menaxhim të keq…

Reformat në sistemin shëndetësor janë dhimbje koke për çdo qeveri në botë, nga vendet më të varfra e deri tek ato më të zhvilluarat. Sepse kemi të bëjmë me një sektor jetik për qytetarët, ku ritmet e zhvillimit të vendit dhe standardi i shërbimit nuk shkojnë gjithnjë në përpjesëtim të drejtë me njëri-tjetrin. Sado që qeveria jonë të ketë bërë apo të bëjë për shëndetësinë, edhe për ca vite të tjera, për shkak të problemeve të trashëguara, do t’i jemi përsëri borxh qytetarëve. Përsa i përket mjekëve, gjykoj se ata janë pjesë edhe e problemit, edhe e zgjidhjes së saj. Nuk kam shumë njohuri specifike për sektorin dhe nuk do të doja të bëja “Dinshumin”. Por, një gjë është e sigurt, që shëndetësia do të mbetet një nga 3-4 sfidat kryesore të çdo mazhorance e qeverie që do të vijë në Shqipëri në dekadat e ardhshme.

Po kështu, financat luhaten mes mosrealizimit të buxhetit dhe operacioneve për të mbushur gropat e së kaluarës dhe të këtyre dy viteve…

Të ardhurat tatimore të shtatorit ishin 16% më të larta se shtatori i vitit të kaluar dhe 43% më shumë se shtatori i 2013 kur sapo hymë në zyrat e qeverisë. Nëse edhe tre muajt në vazhdim ruajnë ritmin e shtatorit, në fund të 2015 niveli i të ardhurave tatimore (të rishikuar) do tejkalohet. Mu desh ta nisja përgjigjen në këtë mënyrë, për të saktësuar se zhurma për gropa e hone a humnera në buxhet, janë të pabaza. Me nisjen e aksionit për formalizimin e ekonomisë dhe bizneseve, pritshmëritë për një boom të paparë të ardhurash, ndoshta kanë qenë të larta. Sektori do kohë, sikundër vetë qytetarët duan hapësirën dhe klimën e nevojshme për të kuptuar se vendosja e kasave fiskale, dhënia e faturave tatimore, formalizimi i çdo biznesi, pagesa e çdo detyrimi financiar ndaj shtetit dhe legaliteti i çdo të punësuari, nuk janë thjeshtë një aksion i radhës. Por një reformë e thellë strukturore, që do të ndryshojë njëherë e përgjithmonë, raportin e qytetarit me shtetin dhe të atij si taksapagues, me qeveritë e veta. Një revolucion, që me siguri do të shoqërohet me shtimin gjithnjë e më të madh të të ardhurave në buxhet. Për rrjedhojë me shtimin e investimeve në infrastrukturë, shkolla, çerdhe e spitale, pagave, pensioneve dhe programeve të ndihmës sociale. Por mbi të gjitha, ky operacion, jam i bindur se do sjellë pasoja pozitive afatgjata në drejtim të shtetformimit modern të shqiptarëve. Duke u bërë një vend gjithnjë e më atraktiv e i sigurt për investimet vendase e të huaja.

Njerëzit presin dhe duan rezultatet nga qeveria. Pse duhen përjashtuar me kokëfortësi ndryshimet, kur nuk ka të tilla në disa sektorë të qeverisjes?

Nuk e kam kuptuar asnjëherë dalldinë kolektive të opozitës dhe medias, për të kërkuar gati gati edhe me histeri në ndonjë rast, ndryshime emrash në qeveri. Nëse qeverisja nuk është e mirë, opozita duhet të jetë me e lumtura në botë. Sepse vetëm kështu ajo do të arrijë të realizojë qëllimin e çdo opozite: rikthimin e saj të shpejtë në pushtet. Mazhoranca e mbi të gjitha kryeministri është njeriu më i interesuar në këtë vend që qeverisja të jetë sa më e mirë. Sepse ai është njeriu që është mandatuar, ka vënë në lojë gjithë karrierën, besimin që i është dhënë dhe investimin e tij politik duke i vënë emrin e tij dhe vulën qeverisjes. Kështu që nëse realisht do të ishte e nevojshme që ndryshimet duhen, të jeni të qetë se ato do të bëheshin e do të bëhen. Nuk ka kryeministër në botë që nuk e kërkon suksesin e qeverisjes së tij. Për rrjedhojë, ne gjithë të tjerët, sado që ta duam me gjithë shpirt suksesin, performancën dhe rezultatet, nuk do arrijmë që ta konkurrojmë Edi Ramën në këtë pikë. Ndaj le të shohim e të bëjmë ndonjë punë tjetër të mirë për këtë vend. E ta lemë këtë lojë kungulleshkash që po luajmë më kot prej disa javësh.

Në krahun tjetër kemi bllokimin e zgjedhjes së drejtorit të RTSH-së. Para pak kohësh në një shkrim keni thënë se do të kërkoni ndryshimin ligjit. Jeni akoma të këtij mendimi dhe a mund të na shpjegoni më shumë sesi do të jetë zgjedhja e kreut të RTSH-së? 

Po bëjmë e do bëjmë gjithçka duhet për zgjidhjen një minutë e më parë, të krizës së drejtimit të RTSH. Përfshi edhe ndryshimin e ligjit. Kriza do të zgjidhet duke implementuar për zgjedhjen e drejtorit të ri të RTSH, procedurën që sot ndiqet për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. E cila parasheh se nëse kreu i shtetit në 3 herët e para të votimit, nuk zgjidhet me shumicën e cilësuar të votave të deputetëve në Parlament (84), në votimin e 4 dhe të 5, zgjedhja e tij bëhet me shumicën e thjeshtë (71 vota). Në rastin e TVSH, aktualisht ligji përcakton zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm vetëm me shumicën e cilësuar të 10 anëtarëve të Këshillit Drejtues dhe kryetarit të saj. Në ndryshimin ligjor që kemi përgatitur, nëse zgjedhja e drejtorit të ri dështon në tri votimet e para, në votimin e 4 dhe të 5 ne i hapim rrugën zgjedhjes së kreut të TVSH, me shumicën e thjeshtë të votave të anëtarëve të KDRTSH.

A nuk është hap pas kthimi te zgjedhja me shumicë të thjeshtë nga Këshilli Drejtues?

Ligjet nuk janë aksioma që formulohen për të mbetur të pandryshuara gjithë jetën. Ato janë instrumente për të zgjidhur probleme, për të vendosur rregulla loje, për të përcaktuar kufij dhe për të dhëna hapësirat e duhura për zhvillimin e fushave, sektorëve dhe institucioneve të caktuara. Ligji për mediat audiovizive është shumë i mire në tërësinë e vet, por që në një pikë po rezulton se është i pazbatueshëm për stadin aktual të pluralizmit, pasi konsensusi i detyrueshëm, nuk po shihet nga opozita si një mundësi e jashtëzakonshme për të qenë pjesë e zgjidhjes së krizës, por po shfrytëzohet si një busull për tu orientuar drejt të vetmit shteg që të çon në bllokimin e procesit. Përfaqësuesit e saj në Këshillin Drejtues të RTSH janë nën presionin direkt të lidershipit të PD për të mos dhënë apo marrë konsensus. Duke dashur që të imponojnë në këtë mënyrë, diktaturën e pakicës mbi shumicën. Nga ana tjetër, ligjvënësi, në procedurën e zgjedhjes së drejtorit të përgjithshëm të RTSH, nuk ka dhënë alternativë tjetër, që do çonte në zhbllokimin e situatës. Në këto kushte, ne nuk e dëshirojmë. Por ndryshimi i ligjit mbetet e vetmja alternativë për zgjidhjen e situatës. Ne jemi votuar për të bërë reforma dhe do ti bëjmë ato. Qoftë edhe duke ndryshuar një ligj konsensual si ai për TVSH-në.

Çfarë të ardhme parashikoni për reformën në drejtësi dhe a jeni për referendumin?

Reforma në drejtësi ka marrë rrugën pa kthim drejt realizimit. Pasi kaloi të gjitha hallkat e debatit profesional më të mirë vendas dhe të organizmave që asistojnë drejtësinë në Shqipëri, ndodhet mbi skrivanitë e ekspertëve më të mirë ndërkombëtarë të Komisionit të Venecias. Opozita është angazhuar publikisht që do ta miratojë draftin që do sillet nga “Venecia”. Por, edhe nëse nuk i përmbahet këtij angazhimi për shkak të artificave që mund të nxjerrë si gjithnjë për shkak të së mosarsyes, mazhoranca i ka votat (93) në Parlament, për ta miratuar atë. Ideja e referendumit në dijeninë time, deri tani është hedhur dhe mbrojtur vetëm nga Presidenti i Republikës gjatë një leksioni të mbajtur prej tij para studentëve të juridikut në Tiranë. Por që kjo të ndodhë, do të thotë që të dështojë rruga e miratimit në Kuvend, për të cilën janë angazhuar si kurrë më parë këto 25 vjet edhe BE e SHBA. Por, për të shkuar në rrugën që sugjeron Nishani, duhen bërë disa ndryshime kushtetuese. Gjë që e ndërlikon edhe më tej situatën, duke e bërë atë një opsion thuajse të pamundur.

Gjithashtu, një tjetër çështje e debatuar jo pak gjatë këtij viti është dhe ajo për dekriminalizimin. PD ka vendosur si kusht marrjen e shenjave të gishtërinjve të deputetëve dhe testin e drogës. A është e gatshme PS ti pranojë këto kushte?

Dekriminalizimi është një proces shumë i gjerë dhe shumë më i thellë se kaq. Por si gjithnjë në Shqipëri, edhe çështja më e rëndësishme, kërkohet të banalizohet me cicmice, për të ushqyer masat me shfaqjen dhe jo me thelbin e gjësë. Ndaj asgjë nuk më çudit më me opozitën shqiptare, përveç çudisë vetë. Në ndonjë model që sot funksionon me sukses për dekriminalizimin, nuk e përjashtohet marrja e shenjave të gishtërinjve. Por në asnjërën prej tyre, nuk ekziston si kusht, vendosja e kriterit për testin e drogës. Sa më përket mua personalisht, jam i gatshëm që të sfidoj këdo nga flamurtarët e kësaj ideje që ndodhen në opozitë, që ta bëjmë së bashku live dhe publikisht atë test dhe rezultatet e tij t’ia vë në kornizë të artë, çdokujt që interesohet për to. Pa qenë i detyruar nga askush, por thjeshtë nga morali im personal, publik dhe politik.

Zoti Peza, ditët e fundit është folur edhe për një debat brenda PS në lidhje me një kërkesë të bërë nga deputeti Koço Kokëdhima për shtyrjen e kongresit që është programuar për t’u mbajtur në janar. Mendoni se argumentet e tij justifikojnë një shtyrje të tillë?

Koço është një partiak atipik, për shkak të karrierës dhe kurbës që ka ndjekur për të qenë këtu ku është sot në politikën shqiptare. Ai veçse biznesmen, është edhe botues dhe si i tillë, dimensionin e lirisë e ka brenda vetes. Nuk e kuptoj zhurmën që bëhet pasi një deputet, brenda forumeve të partisë së tij, ngrihet dhe bën një propozim, qoftë edhe si ky për shtyrjen e kongresit të partisë. PS është një parti e lirë, e njerëzve të lirë dhe e mendimeve të lira. E ku është problemi këtu? Propozimi nuk gjykohet. Ai është  i pafajshëm. Ne nuk mund të kryqëzojmë njerëzit për mendimet që kanë apo për propozimet që bëjnë. Sepse vendimet në një parti politike, i marrin forumet. Të gjithëve ne, përfshirë edhe Koçon, nuk na mbetet gjë tjetër, veçse ti zbatojmë ato.

Previous Post

Sondazhi: 60% e të rinjve në Shqipëri duan të ikin një orë e më parë

Next Post

A është e pashmangshme Lufta e Tretë Botërore?

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

A është e pashmangshme Lufta e Tretë Botërore?

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.