• Latest
  • Trending
  • All

Petrit Bara: Universiteti i Mjekësisë, sfida për arritjen e standardeve europiane

06/04/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

Petrit Bara: Universiteti i Mjekësisë, sfida për arritjen e standardeve europiane

06/04/2016
in Kulture, Lajme

Kandidati për Rektor, prof. dr. Petrit Bara,flet mbi sfidat me të cilat përballet Universiteti i Mjekësisë dhe kërkon votën e studentëve, duke i cilësuar ata si boshtin e reformës

Universitetet shtetërore do të zgjedhin krerët e rinj më datë 20 Prill 2016, me anë të zgjedhjeve. Pothuajse në të gjitha universitetet do të ketë drejtues të rinj dhe ka nisur gara e përplasja e platformave të tyre. Në Universitetin e Mjekësisë, në garë janë përfshirë tre kandidatë, Dekania e Fakultetit të Mjekësisë, Mira Rakacolli, ish­dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Bajram Hysa, si dhe kardiologu i njohur Petrit Bara, dekani aktual i Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike. Ky i fundit ka bërë publike tashmë platformën e tij dhe për ta realizuar atë kërkon jo vetëm votat e kolegëve të tij, por dhe të studentëve, duke i cilësuar si boshtin kryesor të reformës që ai premton të bëjë, nëse do të jetë rektori i ri. Në një intervistë për Mapo-n, Bara i bën një autopsi të plotë sfidave që ka ky universitet, duke i cilësuar si sfida të drejtimit të ri të tij. Njehsimi i diplomës sipas standardeve europiane dhe në përgjithësi rritjen e cilësisë së mësimdhënies sipas këtyre standardeve.

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

Prof. dr. Petrit Bara, ju aktualisht mbani postin e Dekanit të Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike dhe keni shpallur kandidaturën për detyrën e rektorit të Universitetit të Mjekësisë. Pse një vendim i tillë?

Në fakt, edhe unë përpara së të vendosja të kandidoja i kam bërë vetes një pyetje të tillë. Besoj që çdokush që vendos të kandidojë duhet të bëjë një pyetje të tillë. Kujt do t’i shërbëjë ky vendim? Duke kthyer kokën pas, në retrospektivë, dhe duke kujtuar përvojën time 39-vjeçare si mjek kardiolog, eksperiencën time si drejtues i çdo niveli akademik, besoj se i zotëroj të gjitha aftësitë dhe kriteret për të kandiduar në postin e respektuar të Rektorit të Universitetit Mjekësor. Në gjithë karrierën time, unë kam përmbushur me përkushtim dhe profesionalizëm çdo detyrë që më është ngarkuar, si p.sh.: Shef i Urgjencës në QSUT, apo dhe çdo detyrë që unë e kam fituar nga zgjedhjet e kolegëve të mi, si: Dekan apo Shef Shërbimi, por duhet thënë pa u shkëputur aspak, për asnjë ditë dhe moment nga puna ime si kardiolog, pranë pacientit, biles edhe në këto ditë të ngarkuara të fushatës jam pranë pacientëve të Shërbimit të Kardiologjisë që drejtoj, pranë specializantëve, dhe kolegëve më të rinj. Duke qenë se puna ime është e matshme dhe e vlerësueshme, sepse kushdo mund të vijë në FSHMT. Nëse më lejoni po ju përmend vetëm disa arritje të kryera që nga viti 2004 kur unë mora për herë të parë detyrën si Dekan. Pikënisja ishte ‘Shkollë e Lartë’ dhe u shndërrua në Fakultet i Shkencave Mjekësore Teknike. Nga një staf me vetëm 1 pedagog të brendshëm mjek, sot ky fakultet përbëhet nga një staf akademik prej 68 pedagogëve me tituj akademikë. Aktualisht, FSHMT ofron tri nivelet e studimit. Sot, numërohen rreth 10.000 profesionistë në sektorin ndihmës mjekësor, të cilët përfaqësojnë denjësisht emrin dhe punën e kryer në këtë Fakultet. Sukses është po ashtu angazhimi i profesorëve të huaj belgë, italianë, zviceranë, gjermanë. Këto arritje më shtynë që të ndërmarr një vendim të tillë sfidues për të kandiduar.

Cila është platforma juaj për këtë universitet nëse do të bëheni rektori i ri në zgjedhjet e ardhshme?

Pavarësisht arritjeve të deritanishme profesionale dhe drejtuese, unë kam ambicien për të bërë edhe më shumë, për të bërë Universitetin e Mjekësisë. Unë gjej një paralele me kohën e fillimit të drejtimit të Fakultetit të SHMT, ku e gjeta vetëm me emër, me situatën aktuale të UMT. Shkurtimisht po u parashtroj pikat kryesore të platformës sime konkurruese:

  • Akreditim = Cilësi. Akreditimi i Universitetit tonë, dhe cilësia e tij, do të jetë në fokus të punës sonë, duke arritur të akreditojmë të gjitha diplomat, ashtu si në rastin e diplomave të FSHMT. Në duhet të bazohemi në modelin anglo-sakson. Arsimi britanik është i bekuar!
  • Do të synojmë standardizimin e Diplomës së Mjekësisë dhe Stomatologjisë, konform standardeve të KE, në mënyrë që të njehsohet me diplomat komunitare sipas modelit të ndjekur edhe më parë.
  • Do të inicioj një reformë kurrikulare të integruar sipas Kartës së Bolonjës. Mbështes integrimin e Universitetit në Projektet kryesore kërkimore shkencore në nivel botëror, si p.sh: HORIZON 2020, ERASMUS, CORDIS etj.
  • Do të përfshij çdo të ri, të shkolluar në perëndim, si dhe studentët tanë ekselentë sipas standardeve ndërkombëtare, në stafet akademike edhe të klinikave të shërbimit terciar spitalor. I njohur ndryshe brain-gain, dhe maksimalisht do të luftoj situatën brain-drain, pra do të pengoj largimin e profesionistëve eminentë.
  • Në themel do të jetë promovimi i brezave të rinj të mjekëve dhe shkencëtarëve në drejtimin shkencor dhe administrativ të universitetit.
  • Në të gjitha Fakultetet e Universitetit tonë do të synohet të unifikohet raporti staf akademik/student, duke respektuar standardet europiane të ngarkesës mësimore në auditore. Rritja e numrit të pedagogëve në raport me numrin e studentëve, veçanërisht për lëndët klinike, do të jetë në fokus të punës sime.
  • Do të aplikoj kritere profesionale dhe meritokracisë në çdo pozicion hierarkik, administrativ dhe shkencor të institucionit.
  • Do të krijoj fondin special të kërkimit shkencor, për të mbështetur stafet akademike në botimet shkencore, duke synuar revistat shkencore me IF Thomson Reuters, apo konferencat shkencore të vendenve të BE dhe OECD. Kjo si një ndihmesë e domosdoshme për rritjen e cilësisë dhe përfomancës.
  • Në kuadër të Universitetit Mjekësor në formën e polit universitar multidisiplinar i shtrirë në spitale publike dhe jopublike, do të mbështetet dypunësimi i ligjshëm i mjekëve pedagogë, duke e çuar çështjen për gjykim në institucionet ligjvënëse.
  • Do të synoj hapjen e Universitetit ndaj çdo strukture publike dhe jopublike, e cila ofron shërbim shëndetësor ku studentët dhe specializantët të kryejnë praktikat e tyre.
  • Për të qenë transparent, duhet pranuar se herë pas here ka pasur mungesa të zhvillimit të mësimdhënies nëpër auditore. Ne do t‘iu kthejmë Auditoreve tona mësimore, si baza e formimit profesional të studentëve, rëndësinë e munguar, duke motivuar dhe ndihmuar stafet pedagogjike në përmbushjen e misionit të tyre fisnik, duke vlerësuar çdo orë mësimore mbi normën.
  • Bazuar në përvojën pozitive të shtimit të godinave, auditoreve për studentët, ambienteve të punës për stafin pedagogjik në FSHMT, do të insistoj fort për të shtuar godinat dhe hapësirat edhe për Universitetin tonë Mjekësor.
  • Do të synoj implementimin e teknologjisë digjitale e-learning, duke aktivizuar në kohë reale on-line profesorë eminentë të huaj, në auditoret tona, në tri nivelet akademike, si dhe në studimet e specializimeve afatgjata, me qëllim të rritim nivelin e formimit bashkëkohor mjekësor.
  • Përvojën e suksesshme të njohjes së diplomave për studentët e FSHMT, në shtete të BE, si Gjermania, Angli, Itali etj, do ta zgjerojmë edhe për Diplomat e Fakulteteve të tjera të Universitetit tonë, duke formuar intelektualë europianë.
  • Do të themeloj sipas eksperiencave botërore, edhe në Universitetin tonë, studime të post-doktoraturës, për formimin e thelluar profesional të stafeve të reja akademike kërkimore-shkencore.
  • Do të ristrukturojmë Departamentet aktuale, për t’iu përshtatur kritereve ligjore të reja, duke synuar rritjen në efektivitet, nëpërmjet rekrutimeve të reja me kandidatë me tituj akademikë.

Ju përmendët më lart mbështetjen për disa Fakultete të Universtetit Mjekësor, si: Farmaci, Stomatologji apo Shëndeti Publik. Ku do të konsistojë plotforma juaj në këtë pikë? 

Unë, së bashku me Senatin e ri, do të kthejmë ashtu si u themelua në fillim Universiteti Mjekësor: Fakultetin e Farmacisë, Fakultetin e Stomatologjisë dhe Fakultetin e Shëndetit Publik. Riorganizimin e Departamenteve brenda secilit fakultet, konform standardeve të Ligjit të Arsimit të Lartë për akreditimin e Insititucioneve të Arsimit të Lartë. Plotësimi me staf akademik me tituj dhe grada si me studentë ekselentë tanët dhe ata që vijnë nga Universitetet Perëndimore. Në këtë drejtim, do të bashkëpunojmë me Universitetet e rrjetit europian për të aplikuar variantin më të mirë në kushtet e vendit tonë. Kjo do të shërbejë si pikënisje për Universitetin tonë. Puna për organizimin e tij nuk konsiderohet e përfunduar. Nevojat dhe kërkesat e kohës do të jenë lajtmotiv i punës sonë.

Studentët kanë të drejtën e votës në zgjedhjet për drejtuesit e Universiteteve. Cila është platforma juaj më konkretisht për ta?

Në botëkuptimin tim, studenti është shtylla kryesore e një universiteti. Ata janë njësia matëse e punës sonë. Ndaj për këtë arsye, platforma ime ka bosht themelor -studentin- dhe më konkretisht: Suksesi ynë është i lidhur me përparimin e tyre akademik dhe profesional. Puna jonë në auditor, do të rifitojë dimension të ri, duke realizuar të plotë dhe në kohë procesin pedagogjik. Formimi profesional i studentëve, kalon nga auditori në klinikat e shërbimeve,

prandaj do të insistoj në ridimensionimin dhe zhvillimin real të praktikave mësimore në shërbimet mjekësore universitare, si një faktor thelbësor i formimit të tyre profesional. Është koha që ata të integrohen në tregun europian të punës, aktualisht shumë të kërkuar për profesionet tona. Kjo do të arrihet duke njehsuar kurrikulat mësimore nëpërmjet përfshirjes së Universitetit tonë në rrjetin europian të Universiteteve Mjekësore. Ne diplomojmë studentë, që duhet t’i përgjigjen tregut europian, ndaj gjuhët kryesore europiane, si: anglisht, gjermanisht, italisht, frëngjisht, do të jenë pjesë e kurrikulave universitare. Për këtë do të insistoj në përfshirjen e dy gjuhëve të huaja. Suksesi në misionin tonë fisnik si dhënës të dijes, nuk mund të bazohet kurrsesi në rritjen e kostove të studimeve. Për këtë, do të synoj që nëpërmjet burimeve alternative si pjesëmarrja në projekte ndëkombëtare të realizojmë financimin pjesërisht të tarifave studentore. Do të synoj implementimin sa më të shpejtë të Kartës së Studentit, e miratuar por ende e pazbatuar, duke i dhënë dinjitet çdo studenti të Universitetit Mjekësor.

Sipas jush, cilat janë sfidat dhe problematikat me të cilat ky universitet përballet?

Gjatë hartimit të platformës për konkurrimin në pozicionin e rektorit të Universitetit, unë pikërisht jam bazuar në problematikat e shumta që Universiteti ynë, jetëshkurtër, përballet çdo ditë. Këto problematika ngelen sfida për të ardhmen, dhe unë kam besim në profesionalizmin tim se do t’i përballoj me sukses, duke u dhënë përgjigjen dhe zgjidhjen e duhur. Pa dashur të vendos paralele midis renditjes së problematikave dhe rëndësisë së tyre, fare shkurt po përmend disa prej tyre, si:

  • Cilësia në mësimdhënie ku përfshihet moszhvillimi i rregullt në disa raste i orëve mësimore;
  • Fondet minimale për kërkim shkencor; mungesa e dakordësisë ndërmjet drejtuesve dhe shefave të departamenteve;
  • Mungesa e një lidhjeje organike ndërmjet kërkimit shkencor dhe mësimdhënies;
  • Mosnjohja ndërkombëtare e diplomave për drejtime të caktuara të universitetit tonë.
  • Mungesa e përfshirjes së Universitetit Mjekësor në rrjetin Europian të Universiteteve Mjekësore.

Sa të vështirë e konsideroni këtë garë përballë dy kandidatëve të tjerë? Pse mendoni se duhet t’ju votojnë ju, ku ndryshon platforma juaj me të tjerat? 

Unë në këtë garë, siç ju e përmendni, megjithëse nuk më pëlqen si fjalë, jam së bashku me dy kolegë të tjerë të mi të nderuar. Ne vijmë nga i njëjti mjedis, duke punuar së bashku për shumë vite. Jemi të tre Profesorë të Fakultetit të Mjekësisë, ku konkretisht unë jam Profesor i Kardiologjisë, jemi të tre mjekë të QSUT, ku konkretisht unë jam Shef i Shërbimit të Kardiologji 2. Pra kemi të përbashkëta, por unë mendoj se: Kam energjinë, vizionin dhe dëshirën e nevojshme për të ndryshuar realitetin në Universitetin tonë. Platforma ime u përgjigjet sfidave të kohës dhe të këtij realiteti që të gjithë mjekët dhe profesorët në QSUT duan ta ndryshojnë. Platforma ime mbart në vetvete eksperiencën 12-vjeçare në drejtim, si dekan, eksperiencë e cila nuk më lejon që të gaboj dhe të mos kuptoj kush janë prioritetet për të çuar Universitetin tonë në nivelin e simotrave Europiane. Unë besoj që çelësi i suksesit do të jetë edhe gërshetimi i eksperiencave profesionale ndërmjet brezit të Profesorëve tanë elitarë me brezin e ri të specializuar brenda dhe jashtë shtetit. Po ashtu dua të nënvizoj se bashkëpunimi ndërmjet meje dhe Dekanëve, apo Shefave të rinj të Departamenteve që do të zgjidhen ka për të qenë bazamenti ku do të mbështet realizimi i platformës sime. Unë jam i bindur se kolegët tanë do të dinë të zgjedhin platformën më konkurruese, më ambicioze dhe që është më pranë zgjidhjes së problematikave të tyre.mapo

Previous Post

DËSHMIA/ Jurgen Kurti: ‘Babain e lashë të plagosur në tokë, u nisa me makinë të dërgoja dajën në spital’

Next Post

Pacolli: Vendimi i Kushtetueses për Thaçin president ka qenë e përgatitur

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

Next Post

Pacolli: Vendimi i Kushtetueses për Thaçin president ka qenë e përgatitur

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.